Driton Kuka tregon pse mungoi Distria Krasniqi në Lojërat Mesdhetare

Xhudo

Driton Kuka tregon pse mungoi Distria Krasniqi në Lojërat Mesdhetare

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2026 Në ora: 16:09
Driton

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka bërë një analizë të shkurtër pas paraqitjes së Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Kuka ka treguar edhe arsyen e mungesës së kampiones olimpike, Distria Krasniqi, në këto gara.

Xhudo u kthye nga Italia me pesë medalje, një të argjendtë dhe katër të bronzta. 

“Mungesa e Kampiones Olimpike Distria Krasniqi që është e lënduar shpërfaqi në ekipin tonë të sportistëve një pasiguri në Taranto!

Distria e artë 2018,e artë 2022 gara këto që xhudo ka fituar edhe 4 tjera të arta 2018 e 2022!

Udhëtuam me 7 garues secili me potencial për medalje, kriter ky që ne në federatën e xhudos nuk e kalojmë dot!

Për Medalje të arta potencial kishte pothuajse secili por favorit ishin Laura e Akili për të arta,
janë nivel i lartë por as afër nivelit të Disit apo të themi të Majlindes e Nores në të kaluaren,së paku për të marr përgjegjësinë e duhur.

Për ma tepër mungoj lideri në ekip.

Diçka e rëndësishme për ekipin tonë.

Fatjona e Flaka  fituan medalje por kishin hapësirë edhe më shumë!

Nga Erza realisht pritej medalje e ndoshta edhe finale por ajo na befasoj me lufta konfuze pa asnjë strategji drejt fitores.

Përfundoj e pesta.

Shpati kategoria 100 kg luftoj mirë është medalje me vlerë dhe rikthim i tij realisht ka vlerë për ne si ekip.

Dardani luftoj 81 kg që s’është kategori e tij por 73 kg ishte Akili dhe në kategorinë e re luftoj mirë dhe ishte afër medaljes shënoj 3 fitore por s’mjaftuan për medalje pësoj dy humbje.

Me numër të medaljeve patjetër i kënaqur, 7 garues 5 medalje dy plasmane në vendin e 5.

Me performancën aspak i kënaqur marr parasysh potencialin e garuesve.

Kjo kërkon analizë të thellë për secilin veç e veç!

Kaq për sot”, ka shkruar Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat