Më 11-13 shtator 2026 do të mbahet njëra nga garat më të mëdha të vitit në Budapest të Hungarisë.
Grand Slam Hungary do të mbledhë 531 garues nga 70 shtete e 6 kontinente, garë e cila ndjeket nga mijëra shikues çdo vit.
Kosova do të përfaqësohet nga Fatjona Kasapi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg), Akil Gjakova (-73 kg) dhe Dardan Cena (-73 kg).
“Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi”, ka njoftuar FXHK.