Akil Gjakova eliminohet në raundin e parë

Xhudo

Akil Gjakova eliminohet në raundin e parë

Më: 12 shtator 2026 Në ora: 11:51
Akil Gjakova

Akil Gjakova eliminohet në raundin e parë të Grand Slamit të Hungarisë!

Akil Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të Grand Slamit të Hungarisë, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar u mposht nga italiani Giovanni Esposito, në një rezultat që vjen si befasi, duke pasur parasysh pritshmëritë ndaj Gjakovës në këtë garë.

Në të njëjtën kategori garon edhe Dardan Cena, i cili e ka kaluar me sukses raundin e parë dhe do të vazhdojë garimin sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat