SHHLP-në Zvicër, vitin 2020 e mbylli me shpërndarje të ndihmave në shumën prej 10.168 franga

Zvicra

SHHLP-në Zvicër, vitin 2020 e mbylli me shpërndarje të ndihmave në shumën prej 10.168 franga

Nga: Dashnim HEBIBI Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Se shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, është e suksesshme, dihet tash më ka shumë mërgimtarë, por veprimtarët në këtë shoqatë, nuk ndalen asnjëherë, duke e kuptuar mirë e mirë, vizionin e tyre bëmirës e kombëtarë.

Edhe pse e kaluam një vit thuajse të plotë me pandemi, kjo shoqatë, falë donatorëve, bëmirësve të ndryshëm të të gjitha trevave shqiptare, ajo nuk ndejti në një anën pasive, por duke vepruar, që ti ndihmojnë atyreve që kanë nevojë. Siç na njoftoi, kryetar nderi i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, se së bashku me kryesinë dhe kryetarin z.Ferat Rashiti, pasi që përfundoi vitit 2020, të gjithë donatorëve, afaristëve dhe anëtarët i kanë njoftuar, se si kanë shkuar ndihmat, apo si janë shpërnda ato. Ja përmbajtja e letrës, që siguruam nga z.Musliu.

„E nderuara kryesi, anëtarë të Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me selinë Gossau të St.Gallenit, të nderuar vullnetmirë, bëmirës të të gjitha trevave shqiptare, afaristë dhe mërgimtarë, kaloi viti 2020, siç dihet ishte një vit i rëndë me pandemi e me plot ndodhi. E kemi obligim, si edhe herave të tjera, t`ju njoftojmë, se si kemi punuar me shpërndarje të ndihmave që ju i keni dhënë. E bëjmë këtë, që të dihet realisht, sepse jemi të betuar, që gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për hirë të bëmirësisë. Ju falënderojmë për shumë herë, se çdo herë ju bëmirës ishit afër nesh me ndihma, zoti ua shtoftë pasurinë, ua ruajtë shëndetin dhe iu dhashtë gjitha të mirat. Falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar, por edhe ata që e kanë pasur ndërmend të ndihmojnë dhe nuk kanë mundur.

Pasqyrën e shpërndarjes së ndihmave, mundeni më hollësisht ta gjeni në www.shhlp.com.

Bamirës, kudo që jeni, ndihmat e juaja kanë gëzuar shumë njerëz, padyshim, se do të keni shpërblime nga perendia. Besoj shumë, se do të ndihmoni edhe në të ardhmen. Ishim e do të jemi transparent gjithmonë para jush dhe para zotit. Ju qoftë një vit i mbarë për Ju dhe familjet Tuaja.

Se shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, është e suksesshme, dihet tash më ka shumë mërgimtarë, por veprimtarët në këtë shoqatë, nuk ndalen asnjëherë, duke e kuptuar mirë e mirë, vizionin e tyre bëmirës e kombëtarë. Edhe pse e kaluam një vit thuajse të plotë me pandemi, kjo shoqatë, falë donatorëve, bëmirësve të ndryshëm të të gjitha trevave shqiptare, ajo nuk ndejti në një anën pasive, por duke vepruar, që ti ndihmojnë atyreve që kanë nevojë.

Siç na njoftoi, kryetar nderi i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, se së bashku me kryesinë dhe kryetarin z.Ferat Rashiti, pasi që përfundoi vitit 2020, të gjithë donatorëve, afaristëve dhe anëtarët i kanë njoftuar, se si kanë shkuar ndihmat, apo si janë shpërnda ato. Ja përmbajtja e letrës, që siguruam nga z.Musliu.

„E nderuara kryesi, anëtarë të Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gossau të St.Gallenit, të nderuar vullnetmirë, bëmirës të të gjitha trevave shqiptare, afaristë dhe mërgimtarë, kaloi viti 2020, siç dihet ishte një vit i rëndë me pandemi e me plot ndodhi. E kemi obligim, si edhe herave të tjera, t`ju njoftojmë, se si kemi punuar me shpërndarje të ndihmave që ju i keni dhënë. E bëjmë këtë, që të dihet realisht, sepse jemi të betuar, që gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për hirë të bëmirësisë.

Ju falënderojmë për shumë herë, se çdo herë ju bëmirës ishit afër nesh me ndihma, zoti ua shtoftë pasurinë, ua ruajtë shëndetin dhe iu dhashtë gjitha të mirat. Falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar, por edhe ata që e kanë pasur ndërmend të ndihmojnë dhe nuk kanë mundur.

Pasqyrën e shpërndarjes së ndihmave, mundeni më hollësisht ta gjeni në www.shhlp.com.

Bamirës, kudo që jeni, ndihmat e juaja kanë gëzuar shumë njerëz, padyshim, se do të keni shpërblime nga perendia. Besoj shumë, se do të ndihmoni edhe në të ardhmen. Ishim e do të jemi transparent gjithmonë para jush dhe para zotit. Ju qoftë një vit i mbarë për Ju dhe familjet Tuaja.

Me shpirtëbardhësi, Ferat Rashiti, kryetar

24, Janar 2020

SHHLP, siç na tha z.Musliu, nuk do të ndalet asnjëherë edhe me projekte të tjera të mira për të mirën e atyreve që kanë nevoj.

 Ai ndër të tjera na tha: “U jemi falënderues kryesisë, anëtarëve dhe gjithë vullnetmirëve kudo që janë ata, që i kemi afër. Asnjëherë ku kemi kërkuar ndihma, nuk kemi dështuar, sepse e dijnë, se shoqata jonë është transparente”.

Falënderon edhe mediat, që e kanë përcjellur kontributin e shoqatës. Besoj shumë na tha z.Musliu, se bëmirësit, do të ndihmojnë edhe në të ardhmen si dhe do të kemi edhe një anëtarësi më të madhe. Ndihmoni të varfërit.

Për çdo gjë mundeni të kontaktoni edhe në Facebook. Anëtarësia vjetore nuk është shumë secili besoj se ka mundësi. Ndihmat shkojnë në vendin e duhur”.

Me dy tre fjalë, me kontributin e SHHLP-së është i njohur thuajse çdo shqiptarë, ku kanë të botuar edhe monografinë me titull “10 vjet për kombin”, monografi, që është promovuar nëpër qendra të ndryshme të europës, si në Bruksel e Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat