Disa gjëra që ndodhin në vendet tona nuk besohet se do të ndodhnin në Zvicër

Zvicra

Disa gjëra që ndodhin në vendet tona nuk besohet se do të ndodhnin në Zvicër

Nga: Lirim Begzati Më: 2 prill 2021 Në ora: 21:26
Lirim Begzati

Në Kosovë: pas zgjedhjeve të fundit në këtë shtet, nuk u vonuan aspak shprehjet e njëfarë morali të çuditshëm politik, por edhe e mllefeve nga qarqet e caktuara, posaçërisht nga “humbësit” e zgjedhjeve të cilët nuk hezituan aspak që t’i shprehin aktet e denigrimeve, të shantazheve, të inateve tradicionale, të etiketimeve, përmes një demonstrimi të një qëndrimi të paparë negativ karshi protagonisteve politikë që i fituan bindshëm zgjedhjet e mirëfillta demokratike.

Në Maqedoni të Veriut: edhe pse procesi i regjistrimit të popullsisë, i cili vetë nga natyra e tij, në parim, do të duhej që të jetë plotësisht i ç’veshur nga elementet politike, në këtë shtet shumë shpejt u shpalosen emocionet dhe ndjenjat të cilat i tejkalojnë premisat që dalin nga kërkesat e një procesi të regjistrimit. Le ti shtojmë kësaj edhe një shembull tjetër të freskët: pas ndeshjes së futbollit kundër Gjermanisë, ashtu si edhe në disa ndeshje të mëparshme, sa shpejt u shfaqë nevoja tek disa që të tregojnë origjinën e disa lojtarëve, e kurse tek disa të tjerë të tregojnë identitetin shtetëror të “kombëtares”.

Në Shqipëri: projekti ambicioz i ndërtimit të aeroportit në Vlorë, me gjithë vlerat e tij në rrafshinekonomik dhe turistik, sipas analistëve dhe ekspertëve, projekti përkatës do t'i shkakton një dëm të madhe biodiversitetit dhe vlerave të mbrojtës së natyrës, jo vetëm në Shqipëri(një rrezik për zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë) por edhe në një hapësirë të gjerë të Mesdheut. Shumë shembuj të tjerë mundet lirshëm të futen në regjistrin e moskujdesit ndaj kësaj çështje, posaçërisht në zonat bregdetare ku dëshmohet qartazi se mbrojtja e natyrësdhe e biodiversitetit në Shqipërinë postkomuniste duket se nuk kanë figuruar në preokupimet prioritare të politikave ndërtimore dhe të mbrojtës së natyrës.

Në Zvicër: për sa iu përket proceseve zgjedhore, kompromiset, konsensuset dhe bashkëpunimi konstruktiv dominojnë shpeshherë në rastet e tillatë cilat rezultojnë domosdoshmërish përmesrezultateve të humbësve dhe fitueseve. Lidhur me një proces të regjistrimit, fokusimi do të orientohej kah formalitetet dhe efikasiteti i një procesi të tillë, pa mos pasur nevojë me e përzier këtë çeshtje me lojërat politike apo me kalkulimet e llojit “kush ka me dalur më tepër e kush më pakë”. Kurse, mbrojta e natyrës dhe e biodiversitetit në këtë shtet nuk mund aspak të anashkalohet aq lehtë në dobi të projekteveekonomike dhe turistike, sidomos kur flitet për projekte që i bëjnë një dëm të madh mbrojtjes së natyrës.Jo vetëm në Zvicër por edhe në shumë shtete të tjera, do të hasnim këto dallime me vendet tona. Le të mos frikësohemi nga inspirimet e shembujve që paraqesin modele për të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat