Bajqinovci gjithmonë afër qytetarëve, kësaj radhe vizitoi lokalin e shqiptarit në Zvicër

Zvicra

Bajqinovci gjithmonë afër qytetarëve, kësaj radhe vizitoi lokalin e shqiptarit në Zvicër

Nga: M.H. Më: 4 korrik 2021 Në ora: 21:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci përmes një shkrimi në facebok ka treguar së bashku me shefin e konsullatës, Sami Kastrati në Cyrih kanë vizituar lokalin e Fidan Bërnjashi, përcjell “Bota sot”.

Ai më tej thotë se Zvicra është shembulli i një shteti ku shqiptarët kanë mbi 150 lokale dhe përveç kësaj ka edhe sportist, artist e mjekë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi kur sheh qytetarët tanë të cilët sot janë pronar të shumë lokaleve dhe bizneseve në qytetin e Cyrihut, dhe në mbarë shtetin helvetik. Një nga ta është edhe Fidan Bërnjashi nga Karaçeva.

Së bashku me shefin e konsullatës Sami Kastrati në Cyrih vizituam biznesin e Fidanit. Sipas informatave vetëm në Cyrih me rrethinë shqiptarët janë pronarë të mbi 150 lokaleve.

Zvicra është shembulli më i mirë ku komuniteti ynë i mrekullueshëm atje, janë pronar të bizneseve biznesmen, mjek, sportist dhe artist të njohur.

Të vendosur që në qdo hap ti qëndrojmë afër diasporës tonë të shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat