Deklaroheshin si të papunë për të fituar ndihma nga komuna, gjykata dënon çiftin nga Kosova

Zvicra

Deklaroheshin si të papunë për të fituar ndihma nga komuna, gjykata dënon çiftin nga Kosova

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 13:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një çift me shtetësi kosovare ka marrë rreth 2,400 franga në muaj përfitime të papunësisë dhe ndihmë sociale, edhe pse të dy punonin pjesërisht.

Komuna i ka zbuluar dhe tani, Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar çiftin për mashtrim masiv, shkruan zentralplus.ch.

Prindërit e katër fëmijëve kishin shfrytëzuar mirëqenien sociale dhe fondin e papunësisë për dy vite të tëra.

Paraqiteshin sikur të dy të ishin të papunë dhe nuk kishin të ardhura. Por në fakt, ata punonin në mënyrë sporadike. Babai, si punëtor i përgjithshëm, ndërsa nëna fillimisht si shitëse në një dyqan rrobash, më vonë edhe si pastruese.

Ndonjëherë burrit i paguheshin pagat me para në dorë. Por, shumicën e kohës, paratë shkonin në një llogari bankare që ai dhe gruaja e tij e mbanin të fshehtë nga autoritetet.

Ata “kanë mashtruar komunën dhe në këtë mënyrë kanë bërë që të ardhurat e padeklaruara të mos merreshin parasysh kur llogaritej e drejta për ndihmë sociale”, thuhet në një vendim të lëshuar nga Gjykata Penale në Lucern.

Ripagimet dhe pranimi i veprës nga ana e tyre, kanë bërë që çifti të fitojë trajtim më të mirë. Zyra e prokurorit publik ka ofruar në këtë rast procedurën e ashtuquajtur të shkurtuar. Kështu, prokurori dhe mbrojtja kanë rënë dakord për një dënim që është i përshtatshëm për të dy palët.

Gruaja është dënuar me një gjobë me kusht prej 150 tarifave ditore nga 30 franga. Ajo duhet të paguajë 4,500 franga nëse vepra ripërsëritet brenda dy vjetësh. Por, një gjobë prej 1,000 frangash ajo duhet ta shlyjë menjëherë. Burri, nga ana tjetër, dënohet me 12 muaj burgim me kusht.

I akuzuari, tashmë 42-vjeçar kishte ardhur në Zvicër në moshën 14 vjeçare. Gruaja e tij tani 41 vjeçare ka jetuar këtu për 20 vjet.

Çifti ka katër fëmijë, njëri prej të cilëve është vetëm 12 vjeç dhe vazhdon ende shkollën. Prandaj, nga këndvështrimi i gjykatës, nuk mund të pritet që familja të largohet nga Zvicra. Sidomos pasi që perspektivat e ri integrimit në Kosovë janë “të vogla”, siç thotë gjykimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat