Shenjtëresha Nëna Terezë bashkon shqiptarët në Zvicër

Zvicra

Shenjtëresha Nëna Terezë bashkon shqiptarët në Zvicër

Gjergj Prenkoçaj Nga Gjergj Prenkoçaj Më 19 shtator 2021 Në ora: 16:56
Në ketë Meshë u pagëzuan në emër t

Nga katër anët e Zvicrës, e Dardanisë, na bashkoi hyjnesha jonë Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Terezë, në Lozanë të Zvicrës me 11.9.2021, me rastin e 111 vjetorit të lindjes si dhe në 5 vjetorin e shenjtërimit.

Ishte një ditë e lumtur për te gjithë ne dhe shumë e veçantë për mua.

Po në ketë Meshë u pagëzuan në emër t'Atit e t’Birit,e t’ Shpirtit t’Shenjt, tri gjeneratat të familjes Sahiti 7 anëtarshe nga Dardania.

Me kërkesën e familjes, me dëshirë pranova të jam dëshmitar (kumbarë) i familjes se bekuar patriotike Sahiti.

Lus Zotin familjarisht të na jep dashurinë, dijen, respektin, mirëkuptimin dhe forcen në përjetsi, që të jemi në shërbim të kësaj familje te guximshme vetëdijësuese, ashtu siç e dëshiron Krishti e familja Sahiti!

Falënderoj përzemërsisht Monsinjor Don Lush Gjergjin, Prof,Italian Giancarlo misionin katolik në Arau me Don Albert Jakaj si dhe motrat e kishës për meshën dhe përgatitjen e akademisë përkujtimore. Motrat e nderit Nënë Tereza në Lozanë. Falënderoj Ambasadën e Kosovës në Bern, z. Rexhep Bajraktarin “ISEAL" Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare në Zvicër me z.Driton Kajtazi, për dhuratën e dhënë në shenjë respekti për veprimtarinë time kombëtare! Shoqatën Bamirëse Nënë Tereza në Zvicër me z. Ndue Zadhin, Shoqatën Sali Çekaj në Zvicër me z. Abaz Fejzullahun e z. Saim Tahiraj, “LAPSH” dhe Shkollën shqipe në Lozanë me znj, Merita Azemi, Këshilltarin e Bashkësisë së Lozanës, z. Musa Kamenicen, Nënat e motrat tona që përgatiten gjërat ushqimore tradicionale shqiptare falas.

TV Diaspora në Zvicër, z. Skender Hasani, si dhe miqtë e tjerë zviceran.

Kërkojë falje në qoftë se dikë e kam harruar pa e falënderuar!

Nuk kam fjalë për ndjenjat dhe emocionet që pata atë mbrëmje madhështore.

Gjithë ju vëllezër e motra, miq e dashamirë, që së bashku e përjetuam këtë mbrëmje të bekuar hyjnore e kombëtare, Zoti ju ruajt nga çdo e keqe, e ju shpërbleftë familjarisht me të gjitha të mirat hyjnore e njerëzore!

Kërkoj falje që ftesat nuk janë dërguar në afatin e duhur, shkaku i situatës kemi qenë të detyruar të presim.

Zoti e ruajt nga çdo e keqe kombin shqiptarë, ja dhuroftë paqen, bekimin e bashkimin kombëtar.

(Autori (Gjergj Prenkoçaj) është veprimtar i komunitetit shqiptar në Zvicër, organizator së bashku me Cen Kabashin dhe Misionin Katolik Shqiptar «Nëna Terezë» në Aarau , të akademisë dhe Tribunës shkencore me rastin e 111 vjetorit të lindjes dhe 5 vjetorit të Shenjtërimit të Nënës Terezë, në Lozanë, ku ndër pjesëmarrës të shumtë ishte edhe Don Lush Gjergji, si dhe personalitet të larta politike e kulturore nga Zvicra , Shqipëria dhe Kosova)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat