E bën Ferrarin përshesh, shqiptari nga Kosova akuzohet për gara ilegale me makina në Zvicër

Zvicra

E bën Ferrarin përshesh, shqiptari nga Kosova akuzohet për gara ilegale me makina në Zvicër

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:42
Nga përplasja e fuqishme, dëmet materiale që ka shkaktuar 22 vjeçari duke çuar Ferarrin në “skrap”, thuhet të kenë qenë shumë të mëdha.

Në maj të këtij viti, një kosovar ka shkatërruar makinë sportive që po e ngiste në rrugën lokale, në Dietikon. Sipas hetuesve, ai po merrte pjesë kështu në një garë. Tani, prokuroria përgjegjëse ka ngritur akuzë kundër tij dhe kundër një shtetasi zviceran.

Këtë e ka konfirmuar të mërkurën Për gazetën “Limmattaler Zeitung”, zyra për media e Prokurorisë Publike Kantonale. Personi që ngiste Ferarrin është arrestuar pas aksidentit dhe është caktuar në mbajtje.

Ai është ende në paraburgim, thotë kryeprokurori publik kantonal.

Nga përplasja e fuqishme, dëmet materiale që ka shkaktuar 22 vjeçari duke çuar Ferarrin në “skrap”, thuhet të kenë qenë shumë të mëdha.

Ndeshja ka ndodhur kur ai po shkonte në drejtim të Spreitenbach-ut kur automjeti kishte rrëshqitur për shkak të shpejtësisë së tepruar dhe ishte përplasur në një mur.

Prokuroria publike Limmattal / Albis ka dorëzuar aktakuzën në Gjykatën e Qarkut në Dietikon në fund të shtatorit, transmeton albinfo.ch. Ajo e akuzon 22 vjeçarin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor duke mos respektuar masën e shpejtësisë maksimale, me parakalim theqafës dhe duke marrë pjesë në një garë të palejueshme me mjete motorike”.

Në garën e paligjshme ishte përfshirë edhe një zviceran

Siç njofton prokurori publik, në lidhje me aksidentin është zhvilluar edhe një procedurë tjetër. “Në rrjedhën e hetimeve është konstatuar se 22-vjeçari kosovar para aksidentit në Dietikon ka qenë duke garuar me një shofer tjetër, zviceran, i lindur në vitin 1966.

Prandaj, Prokuroria publike Limmattal / Albis ka ngritur akuzë po ashtu edhe kundër tij, në Gjykatën e Qarkut, të Dietikonit në fund të shtatorit 2021. Prokuroria e akuzon të përmendurin për “shkelje të rëndë të cilësuar të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shkelje të detyrës në rast aksidenti”.

Është për brengosje se rruga lokale në Dietikon u bë kështu një pistë garash, shkruan gazeta. Dy javë më parë, zyra e prokurorit publik ka folur për një “akumulim serioz” të shkeljeve të shpejtësisë në kantonin e Cyrihut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat