Bënin gara me vetura/ Policia zvicerane arreston shqiptaren e Kosovës dhe një gjermane

Zvicra

Bënin gara me vetura/ Policia zvicerane arreston shqiptaren e Kosovës dhe një gjermane

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:32
Policia

Një patrullë policie kantonale e Cyrihut arrestoi të hënën dy vajza shofere në autostradën A1 në Dietikon (ZH).

Dy vajzat e reja, të cilat ndoshta ishin në garë, e kishin shkelur me 150 km/h, gati dyfishi i shpejtësisë së lejuar në atë pikë, njofton gazeta Le Canton27.ch duke ju refuruar policisë kantonale.

Oficerët e policisë së Cyrihut ndoqën dy makinat teksa dilnin nga autostrada në dalje të Dietikon.

Pikërisht aty kanë arritur të arrestojnë dy shoferët, një shqiptare nga Kosova 21-vjeçare dhe një gjermane 23-vjeçare, thuhet në një deklaratë të policisë të martën.

Dy femrat po udhëtonin drejt Bernës dhe kishin tejkaluar kufirin e autorizuar atje me 70 km/orë.

Policia po përpiqet të sqarojë nëse ata po përfshiheshin në një garë.

Makinat e tyre u sekuestruan.

Dy të rejat duhet të dorëzojnë menjëherë patentën dhe tashmë do të duhet të përgjigjen në gjykatë për veprimet e tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat