Merrnin me qira makineritë e ndërtimit në Zvicër dhe i shisnin më pas në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë!

Zvicra

Merrnin me qira makineritë e ndërtimit në Zvicër dhe i shisnin më pas në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë!

Më: 7 janar 2022 Në ora: 07:45
Seanca

Dy shqiptarë nga Kosova janë arrestuar në Zvicër pasi akuzohen për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Shqiptarët nga Kosova të moshave 37 dhe 36 vjeç, akuzohen për më shumë se 100 vjedhje, por prokuroria ka mundur të dokumentojë vetëm 38 prej tyre.

Po si vepronin dy të arrestuarit? Përmes dokumenteve të falsifikuara dhe duke përdorur emra kompanish dy të rinjtë merrni me qira në Zvicër mjete e makineri ndërtimi, si eskavator, betoniere, ngarkues me rrota nuk i kthenin më mbrapsht, por i shisni ato në të gjithë Gjermaninë.

Ky mashtrim është zhvilluar nga dhjetori 2019 deri në korrik 2021, ndërsa dëmi i shkaktuar nga vjedhjet është së paku 1.4 milionë euro. Nga mashtrimi i tyre janë prekur edhe disa kompani të njohura në të gjithë Zvicrën, ku shqiptarët nga Kosova përdoronin emrin e tyre për të qenë më të besueshëm.

Disa nga makineritë e ndërtimit ishin të pajisura me GPS dhe kur pronarët kishin vënë re shpejt se automjetet e tyre nuk po shkonin në kantieret e specifikuara, por diku tjetër kishin njoftuar policinë. Kjo vuri në pranga dy të rinjtë.

Ata u arrestuan, ndërsa akuza nga prokuroria u është lexuar në gjuhën shqipe. Duke qenë se të dy të rinjtë kishin lindur në Kosovë, u deshën disa orë për përkthimin dhe leximin e akuzave gjatë seancës gjyqësore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat