Mungesa e pajisjeve të domosdoshme, ushtarëve të UÇK-së ju ka kushtuar me jetë

Zvicra

Mungesa e pajisjeve të domosdoshme, ushtarëve të UÇK-së ju ka kushtuar me jetë

Profesor Fahri Mahalla Nga Profesor Fahri Mahalla Më 13 janar 2022 Në ora: 17:32
Për pajisjet që i kemi dërguar, e kemi marrë një mirënjohje, nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës. Komandant suprem i forcave të UÇK-së ishte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Kontributi i Shoqatës Humanitare të ferizajasve në Zvicër.

Shoqata dërgoi pajisje moderne, të domosdoshme për ushtarët e UÇK-së. Shoqata ndau me dhjetëra bursa për studentët e dalluar të Ferizajt. Ndihmoi popullatën e komunës së Ferizajt, para luftës dhe gjatë luftës, dhe mbas luftës, ndihmoji disa Shkolla. Ndihmoi edhe Spitalin e Ferizajt me pajisje. Shoqata dërgoi disa lloje të pajisjeve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovë. Për zonën e Nerodimes. Këto pajisje ishin të domosdoshme. Me këso pajisje ka qenë dashtë me u pajisën ushtarët e UÇK-së. Në veçanti ka qenë dash të pajisen ata të logjistikës, që kanë bartë armatimin, nga Shqipëria për në kosovë. Mungesa e pajisjeve të domosdoshme, ushtarëve ju ka kushtuar me jetë. 

Ne anëtarët e Kryesisë, me disa anëtar të shoqatës, ishim në lokalet e DARDANISË në Lozanë të Zvicrës, duke i shikuar lajmet e TVSH-së, e pamë se si kishin ra në pritë Mujë Krasniqi me bashkë luftëtarët e tij, ishte një lajm i hidhur dhe shumë i dhimbshëm. Mujë Krasniqi me bashkëluftarët e tij, ranë në prit, siç kanë ra edhe shumë të tjerë. Sikur të i kishin pajisjet e domosdoshme, nuk do të binin në pritën e armikut. Ata që nuk i pajisën ushtarët me pajisje të domosdoshme, duhet të përgjigjen para DREJTËSISË. 

Ne veprimtarët e SHOQATËS, kur e pamë këtë tmerr, se si ushtarët e UÇK-së ishin masakruar, u angazhuam për t’i siguruar disa lloje të pajisjeve, të domosdoshme për Ushtarët e UÇK-së. Ne i  blemë pajisjet, dhe ja dorëzuam Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës në Tiranë, pajisjet duhej të shkonin aty për ku ishin paraparë, edhe për disa të tjerë.

Falënderojmë edhe dy patriotë (SH.K dhe Paqar….). Falënderojmë të gjithë anëtarët e SH.H. Ferizaj, për kontributin e dhanë.

Ne mërgimtarët i dhamë parat, në fondin shtetëror të Republikës së Kosovës. Gjithçka për pavarësinë e Kosovës, ky fond ishte i dedikuar për luftë, për Ushtrinë e Kosovës, për ta pajisur UÇK-në me pajisje të domosdoshme. Ata që i kanë marrën  parat, për ta pajisur UÇK-në, me armatim dhe me pajisje të domosdoshme, e që nuk i kanë pajisur, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë, për ushtarët e vrarë të UÇK-së, dhe për paratë se ku i kanë shpenzuar. Po ti kishin pajisjet ushtarët, me pajisje nuk do të vriteshin në prita, e as nuk do të vriteshin në frontin e luftës. Ushtarët janë vrarë në frontin e luftës, nga snajperistët serb, në mungesë të një qarshafi të bardhë komufllazh, që nuk kushton më shumë se 10 franga zvicerane. 

Pajisjet e vëzhgimit, dhe pajisjet e komunikimit, e mundësojnë informimin e shpejtë në kohë. Informimi i sakët, dhe i shpejtë është bombë atomike, që shpëton jetë të ushtarëve dhe të njerëzimit. 

Pajisjet që i dërguam ishin të shumta: Radio lidhjet skaner, valët e këtyre radio lidhjeve shkonin në formë të piramidës, në lartësi mbi 10,000 mijë metra, e pastaj binin valët pjertas, mbrapa vijave  të armikut, për të komunikuar me vëzhguesit, që janë në prapavi të armikut, këto radio lidhje, ishin të gjeneratës së fundit. Pllakat solare (pllakat dijellore ), për mbushjen e baterive të radiolidhjeve, dhe për mbushjen e baterive të mob telave. Detektorët e  minave, për zbulimin e minave të këmbësorisë etj. Dylbi të natës. Dylbi llaserike për me matën distancën. Dylbi për vëzhgim gjatë ditës. Busollat  Mekanike dhe Busollat Zhepees. Me këto pajisje shkohet i sigurtë në rrugëtim dhe në operacione luftarake, sidomos për ata të LOGJISTIKËS, që kanë bartë armatim, nga Shqipëria për në Kosovë. SHOQATA ka paguar shpenzimet edhe të një numri të një mob telit, deri në përfundim të luftës. Me këtë mob tel shumë ushtarë dhe eprorë, kanë biseduar me familjet e tyre. Ky është një kontribut i veçantë. A ka kënaqësi më të madhe,  kur prindërit e dëgjojnë zërin e fëmijëve të tyre, nga fronti i LUFTËS. A ka kënaqësi më të madhe kurë prindërit e kuptojnë se fëmijët e tyre janë gjallë.  

Për pajisjet që i kemi dërguar, e kemi marrë një mirënjohje, nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kosovës. Komandant suprem i  forcave të UÇK-së ishte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. 

MIRËNJOHJEN po e paraqesim si dëshmi. Kjo mirënjohje i dedikohet të gjithë anëtarëve të Shoqatës Humanitare Ferizaj në Zvicër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat