Mbi 38 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër, vdesin edhe 25 persona

Zvicra

Mbi 38 mijë raste të reja me CoVID-19 në Zvicër, vdesin edhe 25 persona

Nga: M.L. Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:36
Foto ilustrim, BAG raportoi për 38 mijë e 15 raste të reja me korona të mërkurën

Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronavirusit në Zvicër. Në treguesin e statistikave, Blick përmbledh shifrat nga autoritetet në mënyrë të vazhdueshme, transmeton “Bota sot”.

Në 24 orët e fundit, 38 mijë e 15 raste të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Numri i testeve të kryera është 104 mijë 424.

BAG raporton gjithashtu 25 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 154 persona të tjerë u shtruan në spital.

Kurse, të martën më 18 janar janë shënuar 29 mijë e 142 raste të reja me koronavirus.

Numri i testimeve të kryera ishte 76619.

BAG raportoi gjithashtu 14 vdekje të reja në lidhje me virusin korona. 125 persona të tjerë u shtruan në spital.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat