Gazeta zvicerane me ballinë e aplikacion në shqip, ja ku e vë fokusin

Zvicra

Gazeta zvicerane me ballinë e aplikacion në shqip, ja ku e vë fokusin

Më: 25 janar 2022 Në ora: 10:42
Kjo është hera e parë që 20 Minuten ballinën e saj e shkruan në gjuhën shqipe

Këtë të martë, gazeta zvicerane 20 Minuten, ka vendosur që ballinën e saj ta shkruajë në gjuhën shqipe.

Përveç ballinës, 20 Minutën ka vendosur që në aplikacionin e saj, si gjuhë për lexuesit të jetë edhe shqipja.

Kryeredaktori i 20 Minutën, Gaudenz Looser, ka thënë se në versionet e gjuhëve të tjera, atë portogueze, aplikacioni ka pasur më shumë se 15 mijë përdorues, ndërsa shprehet se së shpejti, përveç shqipës në aplikacionin e 20 Minutën do të jenë edhe gjuha serbe e edhe ajo kroate.

Në ballinë, 20 Minuten ngjarjes i ka fokusuar në tensionet Rusi – Ukrainë, ku thuhet se “Lindja kundër Perëndimit: Lufta më e mundshme se kurrë”.

Më tej, titujt e tjerë në ballinë janë në lidhje me atë se “NATO dërgon avionë edhe anije luftarake në Lituani, Bullagri dhe Rumani”.

Ndërsa, sipas ballinës së 20 Minuten, Zvicra do t’i bëjë ftesë për takim presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin.

Sipas lexuesve në Zvicër, kjo është hera e parë që 20 Minuten ballinën e saj e shkruan në gjuhën shqipe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat