Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencialë për zhvillimin e Kosovës

Zvicra

Elmi Reçica: Ndërmarrësit e diasporës kanë potencialë për zhvillimin e Kosovës

Më: 27 janar 2022 Në ora: 21:32
Pamje nga takimi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit të Diasporës, krahas takimeve për formimin e nëndegëve të PDK-së në diasporë, po takohet në Zvicër edhe me ndërmarrës shqiptarë të suksesshëm..

Reçica ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ndërmarrësit shqiptarë në diasporë kanë fituar dijen, përvojën e kapitalin për të zhvilluar vendlindjen.

“Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër po takoj dhe bashkëbisedoj me shumë ndërmarrës të suksesshëm të diasporës të cilët me ofrimin e kushteve, janë potenciali më i madh i zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Ata kanë arritur suksese të jashtëzakonshme në shtetin mik të Zvicrës dhe sot kanë përvojën, dijen dhe kapitalin për investime në vendlindje”, tha Reçica.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat