Me gjithë vështirësitë nga pandemia Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Kantonin e Gjenevës e mbylli vitin akademik me rezultate të kënaqshme

Zvicra

Me gjithë vështirësitë nga pandemia Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Kantonin e Gjenevës e mbylli vitin akademik me rezultate të kënaqshme

Nga: Arif Ejupi Më: 8 qershor 2022 Në ora: 00:51
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Fundjavën e kaluar në sallën e festave dhe ngjarjeve kulturore Aire të komunës Vernier të Gjenevës, janë tubuar prindër, nxënës, mësimdhënës dhe arsimdashës të shumtë të shkollës shqipe jo vetëm nga Gjeneva, por edhe nga kantone të tjera të Zvicrës.

Kësaj ngjarje i ka paraprirë edhe një Kuvend vjetor pune me prezantim dokumentesh dhe analizash nga kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashri” në Zvicër zoti Liburn Mehmetaj.

Mehmetaj një i rinj punëtor dhe i palodhshëm studimet e nivelit Master në fushën e Jurisprudencës i ka përfunduar me mjaft sukses në Universitetin e Gjenevës.

Ai krahas punës si Avokat duke parë rënien drastike të numrit të nxënësve dhe mosinteresimin e prindërve për përfshirjen e fëmijëve të tyre në Shkollën Shqipe, me 2014 do të jetë përkrah kolegut të tij Gëzim Nexhmedin Ilazi,i cili në këtë periudhë ishte në krye të LAPSH-it në Gjenevë.

Angazhimi i ish-nxënësve të kësaj shkolle tani ekspertë fushash të ndryshme ngjallë shpresën dhe rrit optimizmin për ditë më të mira.

Kjo u vërejt edhe në këtë Kuvend ku gjithçka para të pranishmeve u prezantua deri në detaje duke u dhënë si shtesë edhe sqarimet e duhura .

Për dallim nga e kaluara regjistrimi i fëmijëve në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër, prej tash e tutje mund të bëhet në çdo kohë me metodën online.

Me të përfunduar punimet e Kuvendit në skenë u ngjitën mësues e nxënës të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Gjenevë.

Me fjalë të thurura bukur mirëseardhje dhe falënderim nga zemra për prezencën kaq të madhe të gjithëve u ka shprehur zonja Brikena Qafa Osmani, Dr. në Sociologji dhe Antropologji Sociale.

Zonja, Qafa-Osmani nga janari i vitit 2018 është e angazhuar si mësuese në Shkollën Shqipe të Gjenevës, ku jep kontribut të jashtëzakonshëm si në shtim të numrit të nxënësve ashtu edhe në rritje të cilësisë në leksione.

Ndërkaq, përmbajtjen e skemës programore e shpalosën nxënësit e kësaj shkolle Eliza Jahiu dhe Ervin Halili, ky i fundit me baba shqiptar e nënë gjenevase.

Ervini me të folmen e tij të rrjedhshme në Gjuhën shqipe na impresionoi të gjithëve, duke dhënë shembullin që mësuesit e mirë orën e mësimit e kthejnë në kopsht bilbilash.

Këta fëmijë me fytyra të buzëqeshura dhe të veshur bukur i ngjanin një nate vere me yje .

Ata të hareshëm dhe me besim të plotë në vetvete deklamuan vargje të përzgjedhura të rilindësve tanë.

Me zërin prej bilbili kënduan edhe këngë mbi Atdheun, Flamurin ,Alfabetin dhe Heronjtë tanë duke filluar nga kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti- SKËLNDERBEU, e deri tek legjendarët Adem Jashari e Zahir Pajazti.

Si dëshmi për frekuentimin dhe rezultatin në Shkollën Shqipe me Mësim Plotësues të Gjenevës, secili nga nxënësit u pajis me dëftesë. Kurse për më të dalluarit zoti Mehmetaj ,ndau edhe mirënjohje.

Pa ashtu u lavdërua edhe puna e mësueseve: Hyrije Kurteshi, Brikena Qafa-Osmani, Fatime Bllaca, Lumnije Emini, Hana Bilalli dhe ajo e kolegut të tyre Alban Kryeziu.

Puna e gati tri dekadave u kurorëzua edhe me promovimin e Monografisë “Shkolla Shqipe në Gjenevë” e autorit Agim Paçarizi, pedagog me dyzet vite pune në Shkollat e Kosovës dhe në atë të Gjenevës.

Kontributi i zotit Agim Paçarizi dhënë ndër vite shkollës shqipe në Gjenevë, u shpërblye me mirënjohje nga z.Mehmetaj, kryetar i LAPSH-it, në nivelin Qendror dhe në atë të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës.

Po ashtu familjarë, miq e kolegë duke vlerësuar angazhimin e Paçarizit,si mësimdhënës dhe udhëheqës të LAPSH-it, në Gjenevë ndanë tufa lulesh .
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat