Në kryeqytetin e Zvicrës (Bern) Xheladin Haxhija — Ambasador Nderi i Popullit Shqiptar

Zvicra

Në kryeqytetin e Zvicrës (Bern) Xheladin Haxhija — Ambasador Nderi i Popullit Shqiptar

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:00
Xheladin Haxhija

Xheladin Haxhija, i lindur me 28.12.1948 në qytetin e Pejës, ka mbaruar shkollën e mesme tregtare – turistike në qytetin e tij të lindjes. Mësimi i gjuhës së huaj, kryesisht frëngjishtja, e ndihmoi shumë, sepse zotërimi i saj e favorizonte në tregun e punësimit.

Qe i ri, filloi të punonte në "Hotel METOHIJA " në Pejë. Gjatë punës, Xheladini nuk harroi se gjëja më e rëndësishme ishte shkollimi për një te ardhme më të suksesshme.

Në muajin prill të vitit 1970 Z .Xheladin Haxhija do të merrte rrugën e emigracionit. Ai ishte gati të përballte sfidat që do i vështirësonin rrugën e tij ndaj suksesit. Prapë se prapë ishte i trishtuar për arsye se do linte familjen, shoqërinë edhe vendlindjen e tij.

Të nesërmen vrapoi nëpër rrugicat e qytetit për të kapur librarit hapur. Dyshonte se nuk mundej të gjente një fjalor "gjermanisht-kroatisht". Qëllimi i tij ishte që të pasurohej edhe me një gjuhë të huaj.

Fatësisht Xheladini bleu një fjalor edhe mundej të nisej në datën 12 Prill për në Zvicër. Ne çantën e tij kishte vetëm rrobat e vëllait të tij. U nis nga Peja drejt Prishtinës, aty mori trenin e linjës, "Athinë-München" ku ishte i detyruar të ndërronte edhe një tren për në destinacionin e duhur "Zvicër".

Gjatë udhëtimit me tren nuk e zinte dot gjumi, duke u futur thellë në mendime se duhet të zgjeronte fjalorin ne gjuhen kampin të cilin e gjermane, që sapo të arrinte ne Zvicër te kishte një mundësi të vogël komunikimi. Gjatë udhëtimit ai shfletoi fjalorin e gjuhës gjermane ku mësoi shumë fjalë për të komunikuar. Pas njëzet e dy ore udhëtim, ai arriti në qytetin e Bernit në Zvicër.

Me të zbritur nga treni aty kishin dalë që ta prisnin përfaqesues të ndërmarrjeve zvicerane. Nga stacioni i trenit i dërguan në kishin përgatitur rimin e punëtorëve me shtëpi të montuara kuzhinë, pra një kamp i standardizuar. Aty u grumbulluan në sallën e kampit ku do të njiheshin me njëri tjetrin dhe do të përcaktoheshin sipas punës dhe profesionit që dinin te kryenin, një vend pune. Ishin mbi shtatëdhjetë shqiptarë, grumbulluan

pasaportat e çdo njërit dhe certifikatat e fëmijve. Pastaj i shpërndan nëpër dhomat që do të flinin me krevate dy nga dy. Kuzhina u mbush me shqiptare që kishin sado pak njohuri apo pasion për të gatuar.

Të nesërmen, ditë e hënë u zgjuam në orën 5-30h. Nga aty na dërguan me furgonë te magazina e ndërmarrjes ku ndodheshin të gjitha makineritë dhe mjetet e ndryshme të ndërmarrjes. Ne magazinë u grumbulluam në orën 6-30h.

Aty arritën dhjetë inxhinierë të cilët pyeten çdonjërin nga ne se çfarë profesioni kishim ose çfarë pune mund të disa grupe dhe u nisëm me mjetet e transportit nëpër ku ndodheshin objektet e punës Z. Haxhia, një bënim me mire. Për ata që nuk kishin një profesion të caktuar, inxhinierët i thane se në mënyrë graduale, duke punuar do të mësoni.

U ndamë në zotëri me shtatë mesatare, pedant, i urte dhe inteligjent, e caktuan që të rrinte te magazina e ndërmarrjes MARTI-AG, ku ndodhej edhe administrata e ndërmarrjes.

Kur panë që nga të gjithë ata shtatëdhjetë burra të skalitur, z Haxhija mund të komunikonte në gjuhën frënge dhe ca fjale në gjuhën gjermane, atëherë e caktuan si përkthyes dhe si punëtor në ndërmarrjes "MARTI-AG" ishin të punësuar mbi pesëdhjete punëtorë.

Njeri nga ta ishte edhe z Haxhija i cili ishte caktuar edhe si shpërndarës i rrogave të punëtoreve, nëpër zarfe të veçante për çdo magazinë. Ndonjëherë e çonin te lavazhi për të larë makineritë. Kur kishin nevojë e merrnin si përkthyes në polici. Në zyrat e administratës së punëtor.

-Çdo problem që shfaqej brenda kampit të punëtoreve z. Xheladin ishte çelësi i zgjidhjes nëpër të gjitha institucionet e shtetit të Zvicrës. Edhe për punëtorët e sëmurë ka qenë alfa dhe omega, përkthyes i devotshëm dhe vendimmarrës për te gjithë kampin e punëtorve që me të vërtetë më vonë filloi të etiketohej si kampi i z Xheladin Haxhija.

Ai mendonte se do ta mbajnë disa javë në zyrat e ndërmarrjes, deri sa të sistemoheshin mirë punëtorët, dhe të rregulloheshin me dokumentacionet e nevojshme. Por kjo nuk ndodhi! Z. Haxhija qëndroi aty te ato zyra për njëzet e gjashtë vite rresht i pathyer, krenar, ambicioz dhe shumë i respektuar nga të gjithë. Nga interesi i madh që kishte për gjuhën gjermane, ai, në libraritë e Bernit bleu kaseta për të mësuar gjuhen gjermane.

Ai këto kaseta i dëgjonte për çdo ditë nga dy orë. Por një ndihmë të madhe për mësimin e gjermanishtes dha komunikimi i përditshëm me pronarin e ndërmarrjes "MARTI AG" edhe inxhinierët. Kjo ja dha mundësin që të krijonte një personalitet shumë të respektuar përbrenda ndërmarrjes. Punëtorët që nuk dinin shkrim dhe lexim u shkruante dhe ju lexonte letrat që i dërgonin familjet e tyre në vendlindje.

Ai shkonte me shefin personal nëpèr supermarketet duke nxjerë nga xhepi i tij një fletushke ku kishte shënuar artikujt qe i kishin treguar kuzhinierët për furnizim -Për çdo mbrëmje kontaktonte me punëtorët për çdo problem që mund të kishin, u bë si baba dhe nën i tyre, për shtatëdhjetë punëtorët shqiptarë çdo problem ja shprehnin Xheladinit, ai këto i ka zgjidhur me shefin personal të ndërmarrjes.

Zvicerani që ishte sekretari i shefit personal të ndërmarrjes "MARTI-AG" mirëmbante oborrin dhe vilën e tij në Bernë me z. Xheladin. Një ditë e mbushi moshën dhe doli në pension. Por gjatë kësaj periudhe si bashkëpunëtor z. Xheladin kishte ngjallur një kureshtje të madhe si besnik i sinqertë dhe punëtor te shefi i tij. Nga të gjithë punëtorët spanjoll, italian, portugez dhe zviceran u zgjodh një shqiptar i zgjuar, njeriu që do të ishte i besuar, i palëkundur dhe ndihmësi personal i tij.

Nga e hëna në të premte punonte në zyrat e deposë, kurse ditën e shtune dy deri ne tre orë mirëmbante vilen e shefit. Z. Xheladin iu krijua mundësia që çdo ditë të takohej me shefin personal Ketë mundësi nuk e kishte çdo njeri. Kjo shkaktoi rritjen e vullnetit, kurajës dhe devotshmërisë.

Duke kujtuar, menduar dhe perceptuar, sakrificën dhe prekshmërinë e fukarallëkut që kishte përjetuar në vendlindje, ka respektuar gjithnjë me zili të madhe ligjet dhe rregullat e shtetit të Zvicrës. Por gjithnjë duke qenë dhe njohës i mirë i ligjeve shtetërore.

Ai u bë njëshi i kantonit të Bernit për familjet e emigrantëve shqiptare dhe për shtetin e Zvicrës për mundimin edhe punën e tij Pronari i familjes "MARTI-AG" në të gjithë Zvicrën ka pasur mbi 8000 punëtore dhe pesëdhjetë filiale.

Ai e merrte Xheladinin në çdo institucion shtetërore që vizitonte. Kjo ia mundësoi që të bëhet një njohës i mirë i institucioneve dhe zyrtarëve që punonin në ato zyra Zviceranët e përshkruanin si shume të këndshëm dhe e prisnin me devotshmëri. Ai i ka ndihmuar shqiptarët dhe familjet e tyre ne shtetin e Zvicrës.

Xheladin Haxhija ka ndihmuar çdo familje shqiptare që ka ardhur në Zvicër për herë të parë duke i dërguar dokumentet e posaçme në polici për të marr leje qëndrimin apo" vizën A". Ai i orientonte fëmijet e emigrantëve shqiptarë që të shkonin në shkollë, u mësonte rrugën nga duhej të shkonin, për të mësuar linjat e transportit publik edhe për të respektuar shenjat rrugore Xheladini ka ndihmuar shumë njerëz. Ato familje që kanë pasur më shume fëmije dhe probleme financiare, ua ka mundësuar dhe rregulluar dokumentacionin për të marrë ndihma sociale nga kantoni i Bernit.

Fëmijet shqiptarë i ka regjistruar nëpër shkolla edhe ka rregulluar dokumentacionin që është dashur. Ai ka bërë ekuivalentimin e dëftesave edhe u ka nxjerr bursa atyre fëmijëve që kanë plotësuar kushtet.

Fëmijët që kanë pasur vështirësi financiare dhe nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në ekskursione të organizuara dhe te planifikuara nga shkollat ku kanë mësuar/Baca Xhelë ua ka mundësuar këtë duke ju rregulluar dokumentet që këto para të sigurohen nga shteti.

Për njëzet e gjashtë vite te ndërmarrja "MARTI-AG" u bë shumë i afërt me zyrtarët që punonin në zyrat e shtetit të Zvicrës. Kur doli ne pension invalidor ka pasur më shumë kohë për të dhënë një kontribut edhe më të madh mbi hallet dhe vështirëritë që hasnin shqiptaret e Zvicrës nëpër institucionet e vendit. Xheladini tani tregon se kur shkon nëpër zyra takon shumë fëmijë shqiptarë që punojnë në institucione te rëndësishme të vendit.

"Gëzohem shumë dhe zemra më bëhet mal Gjithnjë kam menduar pozitivisht, unë kam pasur gjithnjë një dozë për ta mbrojtur virtytin, mikpritjen dhe pastërtinë tonë nacionale.

Për tu treguar të tjerëve se shqiptarët nga do që të shkojnë kanë dalë faqebardhe të afte dhe punëtorë të vlerësuar. Këtë e kane thënë dhe dëshmuar vetë institucionet e Zvicrës se shqiptarët janë një komunitet shumë i organizuar dhe punëtorë, duke pasur konsiderata për këtë popull.

Për pësëdhjetë vite në këtë vend z. Xheladin kurrë s'ka pasur probleme apo vështirësi, gjithnjë punët i ka kryer në kohe. Punën që është dashur ta kryeje sot nuk e ka lenë për nesër.

Këtë e ka pasur princip jete, asnjëherë nuk është ndjerë i lodhur, edhe sot kur e takon mbanë të njëjtin ritëm -Te drejtat e punëtorëve shqiptarë i ka kërkuar nëpër institucionet e Zvicrës ju ka nxjerr edhe pensione shqiptarëve që kanë pasur probleme ose nuk kanë ditur si ti kërkojnë. U ka ndihmuar nëpër sindikata dhe shoqata te ndryshme.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë si pensionist që ishte, kishte me shumë kohë, të cilën ju kushtoi ardhjes së familjeve nga Kosova dhe problemeve të tyre që kanë pasur gjatë këtij konflikti.

Ka ndihmuar shumë nëpër shtëpitë e azilkërkuesve, ku ka pasur kontakte direkte me shefin e azilkërkuesve në Zvicër. Ka shkuar edhe nëpër shtëpitë e shqiptarëve të shikoj se me sa anëtare është familja, paraqitjen e tyre nëpër siguracione, regjistrimin nëpër shkolla të fëmijve edhe i ka ndihmuar nëpër spitalet traumo-psikologjike.

Nga mëngjesi e deri në mbrëmje, në orën 21-22 baca Xhelë është kthyer në shtëpi duke u përshëndetur me të shoqen dhe fëmijët, ka sakrifikuar jashtë mase edhe familjen vetëm për të bërë një pune të ndershme dhe të devotshme për shqiptarët.

Xheladini është tashme i emëruar me titullin "Ambasador nderi".

Ne vitin 2014 ai u nominua për çmimin "Integrationspreis der Stadt Bern" Tani zoti Xheladin Haxhija është 70 vjeç edhe jeton ne Berne Ende është i njëjti person i dashur, mikpritës edhe i qetë.

Me zgjuarsinë e tij vazhdon edhe ndihmon popullin shqiptar në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat