​Sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës: Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit

Zvicra

​Sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës: Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit

Nga: Skender Karaçica Më: 29 gusht 2022 Në ora: 22:39
Aron Shala

Aron Shala është nga fshati Trudë të Prishtinës,që tash sa vjet jeton me prindërit në shtetin e Zvicrës.Aroni e ka për pasion lojën e futbollit dhe,nuk ngurron të thotë me gjuhën e sportistit:Nuk mund të jetoj pa lojën e futbollit!

Talentin dhe pasionin për lojën e futbollit,sportisti i vogël nga Truda e Prishtinës tashti po e kurorëzon në Klubin FC Biberist,i cili e ka një traditë të gjatë të lojës së bukur të futbollit qysh nga viti 1908. 

​FC Biberist ku me uniformën e sportistit të vogël shqiptar nga Kosova,Aron Shala bën gara në fushën e fubollit me 22 skuadra të nivelit të juniorëve të rinj dhe në klubin më të madh në tërë kantonin e Solothemit në Zvicër

Në pushimet e verës në Kosovë,futbollsiti i vogël Aron Shala në Trudë të Prishtinës gjithnjë fliste para moshatorëve të vet për lojën e futbollit dhe,përmes fotografive të shumta në fushën e sportit,ai rrëfente pasionin e tij se krahas notave të mira në mësime,lojën e futbollit e ka pjesë të rritës së tij.

Në shkrimin tonë për shtypin e kohës dhe rubrikën e sportit,po dërgojmë shumë fotografi që flasin shumë se si Aron Shala shkëlqen në fushën e futbollit në të gjitha kantonet e shtetit të Zvicrës.

Aron Shala,kur të rritët do të luaj për Kosovën e tij...!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat