Tejkaloi shpejtësinë, 18-vjeçarit nga Kosova i merret leja ditën që e kaloi testin e vozitjes

Zvicra

Tejkaloi shpejtësinë, 18-vjeçarit nga Kosova i merret leja ditën që e kaloi testin e vozitjes

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Bëhet fjalë për shoferin e një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej 80 km/h

Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin lazer. Janë ndaluar tre ngasës të shpejtë, shpejtuesit u ndaluan ndërsa njëri prej tyre kishte fituar patentshoferin atë ditë.

Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej 80 km/h, ka njoftuar policia të premten.

18-vjeçari nga Kosova nga regjioni është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse, shkruan Aargauer Zeitung. Siç doli më vonë, shoferi i ri nuk kishte (ende) patentë shoferi me vete, pasi kishte kaluar testin e ngarjes po atë ditë. Por, policia i ka hequr atij menjëherë patentën e drejtimit.

Pak më i shpejtë ishte vetëm një gjerman 20-vjeçar, i cili kishte zhvilluar shpejtësinë prej 127 km/h. Ai gjithashtu është referuar në prokurorinë publike dhe është dashur të dorëzojë patentë shoferin në vendngjarje.

Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat