Është respekt dhe nderim për gazetarët shqiptarë në Perëndim

Zvicra

Është respekt dhe nderim për gazetarët shqiptarë në Perëndim

Nga: Dedë Preqi Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 11:14
Foto ilustrim

Këto ditë presidenti i Zvicrres, z. Ignacio Cassis, organizoi në hotelin Belevue Palace, në Bern, një drekë pune me gazetarët ndërkombëtarë, me çrast është edhe një organizim tradicional i shtetit helevetik, i cili organizon me gjithë gazetarët botëror të tubuar në Asociacionin e Gazetarëve të Huaj, në Zvicerr dhe Lihtenshtajn.

Në këtë drekë pune, të organizuar nga presidenca Zvicërrane, ku marrin pjesë përveq shumë gazetarëve dhe përsonaliteteve vendore, marrin pjesë edhe nga vendet e ndryshme të botës, në mesin e tyre edhe përsonalitete të ambasadave të huaja, që përfaqësojnë vendet e tyre në këtë vend.

Presidenti Zvicëran, në këtë drekë pune, para masës foli mbi situatën dhe zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit të vet, poashtu duke folur edhe mbi situatën aktuale dhe globale, duke folur edhe për luftën në Ukrainë, por edhe rrolin e Zvicres, si një vend neutral, i cili kontribuon paqës dhe stabilitetit në çdo rajon.

Zvicra, si një vend shembull që prezenton vlerat e tolerancës dhe demokracisë njerëzore, por edhe si një vend që trajton e promovon vlera në fushën ekonomike, në turizëm dhe biznese të rëndësishme, ku në këtë rast do të pëfitonin edhe shqiptarët me bizneset e tyre jo të pakta.

Është respekt dhe nderim për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, ndër të tjera edhe për gazetarët e disporës shqiptare në Zvicërr, që në këtë drekë shumë të rëndësishme pune ftohet edhe gazetari i mirënjohur shqiptar z.Nefail Mliqi, editor dhe kryeredaktor i gazetës Zvicërane, Le Canton 27, CH.

Në një pikparje të tillë, këtu edhe qëndron kuptimi i ekzistencës së popullit shqiptarë në këtë vend, ku përveq se dallohet me një traditë pune, nuk mungon edhe tradita e kulturës me aktivitetet e saja, të artit, të letërsisë, muzikës, gazetarisë dhe shumë e shumë të tjera, ashtu sikur ngjanë edhe me popujt tjerë të botës perëndimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat