Këshilli kryesor organizativ në Zvicër për të ndihmuar punimin dhe vendosjen e shtatores së heroit, Rrustem Bruqi në Pejë

Zvicra

Këshilli kryesor organizativ në Zvicër për të ndihmuar punimin dhe vendosjen e shtatores së heroit, Rrustem Bruqi në Pejë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:27
Rrustem Bruqi

Më datën 2023-03-3 në Klubin “Dardania” në Zofingen të Zvicrës, në takimin e caktuar nga kryesia e SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër, u themelua KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) prej 52 anëtarëve për të mbledhur ndihma nga kurbetçarët në mënyrë vullnetare, për shpenzimet e punimit të Shtatorës së heroit Rrustem Bruqi dhe vendosjen e saj në Pejë.

Një pjesë e KKO në takimin e 2023-03-31 Më datë 2023-03-31 u mbajt takimi i dytë i KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) në të njejtin vend ku dhe u themelua me datën 2023-03-03 dhe pasi shqyrtoi punën e 52 anëtarëve në terren për mbledhjen e ndihmave për Shtatoren e heroit Rrustem Bruqi e në bazë të dëshmive nga arkëtari u vërtetua se: është plotësuar shuma e mjeteve për shtatoren nga ndihmat vullnetare të grumbulluara andaj dhe mori këtë:

V E N D I M:

1. Që nga data 2023-03-31 ndërpritet mbledhja e mjeteve pasi që është plotësuar shuma e mjeteve të kërkuara për shpenzimet e Shtatorës dhe vendosjen e saj në Pejë kushtuar Heroit Rrustem Bruqit.

2. L A J M Ë R O H E N të gjithë anëtarët e KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) të cilët s’kanë qenë të pranishëm në takimin e datës 2023-03-31 se nga data e caktuar nënë pikën, ndërpritet mbledhja e mjeteve për shtatore.

3. Në takimin e rradhës më datën 2023-04-22 të 52 anëtarët e Këshillit duhet të jenë të pranishëm sepse do të njoftohen në hollësi për rrjedhen e veprimtarisë dhe do të bëhet vërtetimi i regjistrit me emra dhe mbiemra për secilin që ka ndihmuar me mjete dhe shumën e ndihmuar e për të mos u bërë ndonjë lëshim në emrin dhe mbiemrin e secilit bamirës-e.

4. Pas datës 2023-04-22 do të bëhet publike Regjistri me emëra e mbiemra dhe shumën e ndihmës seccil-la që ka dhënë për ngritjen dhe vendosjen e shtatorës.

5. Secili anëtar i këshillit mund të merr sqarime në : Nr.tel; 079 897 67 77 & 078 718 76 45

6. Vendim me të gjitha të dhënat dhe lajmërimet do të publikohen si dhe do u përcjellen të gjithë atyre që përcjellin adresen e postës elektroni në këto: E-mail adresa: [email protected] & [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat