Kurti uron Fanajn: Të arriturat e saj janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër

Zvicra

Kurti uron Fanajn: Të arriturat e saj janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër

Nga: M.L. Më: 14 maj 2023 Në ora: 21:18
Moment pasi znj. Ylfete Fanaj mori rezultatin e zgjedhjeve dhe doli fituese

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti uroi znj. Ylfete Fanaj për zgjedhjen në postin e ministers në qeverinë kantonale të Luzernit.

Në një postim në Facebook Kurti shkroi se Fanaj sot u bë shqiptarja e parë që mori një postë kaq të rëndësishme.

“Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër”, shkroi mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit.

Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran.

E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat