Është koha që shqiptarët në Zvicër të kenë një deputet, një zë në Parlamentin zviceran në Bernë

Zvicra

Është koha që shqiptarët në Zvicër të kenë një deputet, një zë në Parlamentin zviceran në Bernë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 20:32
Nefail Maliqi

Të dilelën më 22 tetor të këtij viti qytetarët zviceranë do të zgjedhin parlamentin e ri. 

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë të gjithë qytetaret e Zvicrës, përfshirë këtu edhe të huaj që posedojnë pasaportën e kuqe me kryq të bardhë (të natyralizuar) numri i të cileve është i konsiderueshëm.

Për kë do të votojnë 300.000 shqiptarë të dielën e ardhshme, në zgjedhjet për deputet në parlamentin zviceranë? Është kjo pyetja që parashtron redaksia e gazetës zviceran në shqip Le Canton27.ch.

Në këto zgjedhje komuniteti albnanofonë është moblizuar gjatë këtij muaji dhe po bënë fushatë pro 30 kandidatëve shqiptarë nga pothuajse secila parti politike që garojnë për ulëse në Këshillin Kombëtar, pra per deputet. Për dallim nga vitet e mëparshme, ky është numri është rekord i kandidatëve me origjine shqiptarë.

Gjatë vizitës së fundit te kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti në Zvicër, pas takimit me presidentin e konfederates helvetike në Ambasadën e Kosovës në Bern kanë takuar kandidatët shqiptarë në zgjedhjet federale të 22 tetorit, të cilet i kanë uruar fitore dhe suksese në fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit.

Sot në Zvicer jetojnë dhe veprojnë 300.000 shqiptarë, prej të cilëve mbi 100 mijë albanofonë (shqiptarë nga gjitha viset e ballkanit) janë të natyralizuar (posedojnë pasaporta🇨🇭) që më shumë se gjysma e tyre kanë të drejte vote.

Kantoni i Cyrihut njihet si qyteti me i banuar në Zvicer, natyrisht ketu edhe numri i të huajve është i madh. Kështu nga 56.250 albanofone sa ka ky kanton,  25.188 prej tyre posedojne pasaporta helvetike, kurse numri i tyre ne kantonin e Gjenevës eshte 11.182 albanofonë, prej tyre mbi 5000 janë te natyralizuar, shkruan gazeta zvicerane në  shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve te OFS.

Është një gjë evidente, që nuk mund ta fshehim se Partitë politike në Zvicër në prag të zgjedhjeve, përmes këtyre kandidatëve me origjine nga ballkani, kanë levërdi, kane më shumë për qëllim për të tërhequr votat e shqiptarëve duke ditur numrin e tyre të madh ne territorin e konfederates helevtike.

Një pjesë e tyre kane votuar përmes zarfeve këto tri javët e fundit të cilat veq janë dërguar, kurse të tjerët të cilet kane mbetur pa votuar, mund të votojnë kandidatet e preferuar të tyre të dielen e ardhshme ne kantonet e tyre.

Ndryshe Ueli Leuneberger, themelues i Universitetit Popullor në Gjenevë dhe «ambasador» i shqiptarëve ne Zvicer, ka thënë se “Është koha që një kandidat nga komuniteti shqiptar të ulet në Parlamentin zviceran në Bernë..”.

Për kete mbetet te shifet të dielen e ardhshme. Pëderisa migracioni i italianeve në Zvicër kishte nisur menjëhere pas luftës së II-të botërore ne vitet e 50-ta, ata sot kanë disa deputetë dhe politikanë në instiucionet e larta shtetërore.

Kurse, shqiptarët nga ballkani, sidomos kosovaret kanë nisur të migrojnë pak më vonë drejt Zvicres ne vitet e 70-ta për shkaqe të njohura, të politikave diskriminuese dhe presionit nga regjimi serb.

Sidoqftë, komuniteti shqiptarë si shembull integrimi në Zvicër e meritojne te kenë jo vetëm pasaportat helevtike, por dhe deputetët e tyre në Bernë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat