15 vjet në shërbim të vendit, aktivitetet humanitare dhe kulturore të shoqatës “Salih Çekaj”

Zvicra

15 vjet në shërbim të vendit, aktivitetet humanitare dhe kulturore të shoqatës “Salih Çekaj”

Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:33
Logoja

Shoqata "SALIH ÇEKAJ" me seli në Zvicër, ka mbushur plot 15 vjet.

Ajo gjatë këtyre viteve shplaosi punën dhe ndihmën e madhe që ka bërë për qytetarët dhe Kosovën.

Ata kanë mbajtur aktivitete të shumta humanitare dhe kulturore.

“Të gjitha këto aktivitete humanitare dhe kulturore na bëjnë krenarë dhe të vendosur, që edhe këtë vit të vazhdojmë me aktivitete dhe veprimtari të shtuara”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatëdhetarë!

SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër, plot pesëmbëdhjet vite zhvilloj aktivitetin e saj të bamirësis dhe atë kulturorë me plot sukses. Falë anëtarësisë së saj të gjerë, donatorëve dhe kryesisë që e drejtoj, arritem me plot sukses të jemi pranë nevojtarëve që ju ndihmuam në forma të ndryshme. Ndërtuam shumë shtëpi, ndihmuam në operimin dhe sherimin e shumë të smuarve, ndihmuam shumë invalid me karroca elektrike dhe mekanike si dhe mjete tjera të nevojshme për ta, ndam shumë bursa për studentët me gjendje jo të mirë ekonomike, shpërndam për festa shumë ndihma për familjet me gjendje të vështirë ekonomike, ndihmuam shum spitale, shoqata dhe institucione tjera humanitare. Në aspektin kulturorë financuam; botimin e shumë librave, realizimin e disa filmave dukumentarë, Ekspoziten e Heroit Salih Çekaj, Ekspoziten për Prof. Fehmi Aganin, Memorialin e Presidentit Rugova në fshatin Malaj, mbajtem shumë akademi përkujtimore, organizuam disa promovime të librave, organizuam Darkën e Lamës, vizituam për çdo vit shtatoren e Heroit Salih Çekaj, përsonalitete dhe vende të rëndësishme të Historisë son kombëtare, filmin dukumentar dhe bustin për Heroin Adem Ukëhaxhaj, bustin e Kruno Krstiçit, shtatoren dhe bustin e Heroit Rrustem Bruçit.

Image
Konto

Të gjitha këto aktivitete humanitare dhe kulturore na bëjnë krenarë dhe të vendosur, që edhe këtë vit të vazhdojmë me aktivitete dhe veprimtari të shtuara. Duke u bazuar në këto suksese të shumta, marrim guximin dhe ju drejtohem të gjithë bashkatëdhetarëve, të na bashkangjiten dhe të na ndihmojnë duke u antarsuar në shoqat apo edhe si donator. Të bashkangjitur me këtë shkrim e keni çekun e kontos së shoqatës, ku mundë të anëtarsohi apo të kontriboni sipas mundësis. Anëtarsia është 120fr vjetore!

Ju falëmnderoj të gjithë anëtarëve të shoqatës dhe kontribuesëve që në forma të ndryshme ndihmuan shoqaten.

Mbesim me shpresë se do na bashkangjiteni në rrugtimin tonë të shenjtë edhe ju bashkatëdhetar tjerë të nderuar. Sa më shum jemi të bashkuar, sukseset do jenë më të mdha!

Me shumë nderime kryesia e SHBK "SALIH ÇEKAJ" në Zvicër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat