Reagim i Nismës së Deçanit në Zvicër për aktin vandal ndaj monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren

Zvicër

Reagim i Nismës së Deçanit në Zvicër për aktin vandal ndaj monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren

Nga: Saim Tahiraj Më: 30 korrik 2025 Në ora: 19:40
Zvicër

Ne, anëtarët e Nismës së Deçanit në Zvicër, shprehim shqetësimin dhe indinjatën tonë të thellë për dëmtimin e monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në qytetin historik të Prizrenit.

Ky akt nuk është vetëm një vandalizëm ndaj një vepre arti, por një goditje ndaj identitetit, kulturës dhe historisë shqiptare.

I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti të papranueshëm.

Image
Zvicër

Mbrojtja e figurave historike dhe e trashëgimisë sonë kombëtare është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe qytetarëve.

Nisma e Deçanit kundërshton çdo tentativë për të njollosur simbolikën kombëtare shqiptare, qoftë ajo nga individë të nxitur nga ideologji ekstremiste apo nga qëllime të errëta politike.

Në këtë drejtim, kërkojmë një debat të hapur dhe institucional për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kombëtare dhe përballjen me gjuhën e urrejtjes, nga kushdo që ajo vjen.

Kombi shqiptar ka nevojë për unitet, maturi dhe drejtësi – jo për ndasi dhe tensione të panevojshme. Mjaft më me heshtje përballë akteve që synojnë të zbehin krenarinë dhe historinë tonë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat