Ndjekje e rrezikshme në Thal të Zvicrës: I riu nga Kosova arrestohet me armë dhe drogë

Zvicra

Ndjekje e rrezikshme në Thal të Zvicrës: I riu nga Kosova arrestohet me armë dhe drogë

Nga: M.L. Më: 21 shtator 2025 Në ora: 23:32
Foto nga vendngjarja

Një 26-vjeçar pa patentë shofer iku nga policia në Thal. Pas një ndjekjeje të rrezikshme, ai u arrestua me ndihmën e një qeni shërbimi.

Sipas medias zvicerane Blick.ch tek ai u gjet një armë e mbushur, transmeton "Bota sot".

Ai voziti me shpejtësi të lartë nga Staad në Rheineck dhe u kthye sërish në Thal, ku u fsheh dhe më pas u arrestua.

Një patrullë e policisë kantonale vërejti një makinë në zonën e portit Staad (komuna Thal) dhe deshi ta ndalonte për kontroll. Në vijim, shoferi u arratis.

Ndjekja u ndërpre për arsye sigurie

Arratisja kaloi nëpër Rheineck dhe më pas përsëri në drejtim të Thal-it, duke vozitur pjesërisht në kah të gabuar nëpër rrugë njëkahëshe dhe zona me ndalim qarkullimi. Sipas policisë, gjatë kësaj pati disa rrezikime për pjesëmarrësit e tjerë në trafik, si dhe përplasje. Për arsye sigurie, patrullat që kishin ardhur në ndihmë u detyruan ta ndërprisnin ndjekjen në Thal.

Në kuadër të një kërkimi, makina u gjet e braktisur në një oborr firme në zonën industriale. Një qen shërbimi arriti ta merrte gjurmën e shoferit të arratisur. Më pas ai u gjet në një vendstrehim dhe u arrestua. Sipas policisë, ekziston dyshimi se 26-vjeçari ishte i paaftë për të vozitur, prandaj iu morën mostra gjaku dhe urine.

Çantë me armë zjarri të mbushur

Të riut me prejardhje nga Kosova, përveç shkeljeve të ligjit për komunikacionin rrugor dhe ligjit për substancat narkotike, i ngarkohet edhe shkelja e ligjit për armët, njoftoi policia kantonale e St. Gallenit të dielën.

Gjatë arratisjes, patrullat vunë re se nga makina u hodh një send i panjohur. Siç rezultoi më vonë, bëhej fjalë për një çantë me një armë zjarri të mbushur. Përveç kësaj, tek ai u gjet edhe një substancë e dyshuar narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat