Përleshje në Zvicër: Shtetasi i Kosovës therret me thikë, një i arrestuar

Zvicra

Përleshje në Zvicër: Shtetasi i Kosovës therret me thikë, një i arrestuar

Nga: Bota sot Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 20:26
Pamje nga Rümlang, pranë Cyrihut, vendi ku ndodhi sulmi me thikë

Një incident i dhunshëm ndodhi të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë nga Kosova u ther me thikë dhe u dërgua në spital. Sulmuesi i dyshuar, një 26-vjeçar nga Kosova, u arrestua në kantonin Aargau.

Sipas "20 min", ngjarja nisi pas një përleshjeje mes sigurimit dhe klientëve të klubit, pasi një person u përjashtua për shkak të konsumit të alkoolit. Pamjet tregojnë se rojet e sigurisë përdorën dhunë fizike dhe sprej lotsjellës, duke lënduar disa persona.

Dëshmitarët thanë se njëri nga miqtë e viktimës mori shtatë qepje në kokë.

Drejtori i klubit, Shaban Konxheli, deklaroi se nuk ishte në vendngjarje dhe se sigurimi është i kontraktuar nga firma SN Security GmbH. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat