Shoqata Humaniare Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër festoi -Darkën e Lamës

Zvicra

Shoqata Humaniare Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër festoi -Darkën e Lamës

Nga: Haki Latifi Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Mbrëmë në Schôfltand/AG të Zvicrës, nën organizimin e Shoqatës Humaniare Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër u mbajtë festa tradicoonale, ">Darka e Lamës.

“Darka e Lamës” është festa e cila i tubon mërgimtarët tanë rreth sofrës së falënderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në sallën e madhe, e mbushur me mërgimtarë dhe familjet e tyre të ardhur nga Zvicra, Gjermania, Franca e nga Atdheu ia rritën më tepër madhështinë e organizimit familjar, me çmallje, si në një Kosovë në miniaturë.

Falë angazhimit të pa lodhur nga një kryesi numerike, me emra veprimtarësh të dëshmuar të kësaj shoqate, janë edhe sukseset e veprimtarisë humanitare dhe kulturore të kësaj shoqate.

Në një atmosferë festive, shënimin e “Darkës së Lamës” e hapi sekretari i Shoqatës, Qamil Qeku, me lutjen e Presidentit Rugova, dedikuar, pikërisht, kësaj feste, e cila daton qysh prej Ilirëve Dardan, dikur në shekullin e V-të, para Krishtit:

„Të faleminderit, o Zot,

për të mirat që na i fale

në tokën tonë Kosovë

Dardaninë Antike në këtë mot.

Të lutem o Zot,

të na falësh të mira

edhe më shumë

në tokën tonë Kosovë

Dardaninë Antike

në tjetrin mot, o Zot.“

Kjo festë e ripëtrirë nga Presidenti Rugova, është gjithmonë aktuale dhe të pranishmëve u mbetet t`ia bëjnë “Aminin!”

Moderatori Qekaj, ftoi në foltore kryetarin Saim Tahiraj , i cili duke uruar mirëseardhje, përshëndeti mysafirët dhe të gjithë të pranishmit.

Ku ndër të tjera theksoj se, „Darka e Lamës” është festa e cila i tubon mërgimtarët tanë rreth sofrës së falënderimit, një festë e kthyer në traditën tonë nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Në mesin e tyre këtë organizim e nderoi me pjesmarrjen e tij edhe shefi i Misionit-Konsuli i Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, si dhe dhe luftetarët e lirisë, z.Xajë Çela (dy herë i plagosur në betejën e Kosharës), z.Bekë Osmani dhe djali i Heroit të Kosovës Rrustem Bruqi, Flakrim Rrustem Bruqi, ish koordinatorit dhe veprimtarit Marian Pnishi, të cilët u nderuan me Mirënjohje nga Shoqata dhe shumë veprimtar nga vise të ndryshme të Zvicrës.

Në vazhdim Konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih përshendeti të pranishmit në emër të Konsulatës duke e përgëzuar Shoqatën për organizimin, si dhe në emër të Konsulatës i ndau një Çertifikatë Mirënjohje kryetarit të Shoqatës, z. Saim Tahiraj, me motivacionin: „Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi, shpreh falenderimin e sajë për bashkëpunimin e shkëlqyer, si dhe për kontributin humanitar, kulturor dhe angazhimin e vazhdueshëm të Shoqatës Humanitare dhe Kulturore „ Salih Çekaj“ në Zvicër“, në të cilën z.Tahiraj e falenderoj përzemërsisht për nderimin dhe vlerësimin.

Kjo festë e Darkës së Lamës rastisi të jetë edhe me ditëlindjes e kryetarit të Shoqatës, z. Saim Tahiraj, në të cilën pranoj dhurata dhe urime nga të pranishmit.

Gjithashtu me Mirënjohje u nderuan edhe veprimtarët: Martin Krasniqi, Hamdi Rrustemaj, Kasper Merturi pastaj nendegët e LDK-së; Burgdorf, Olten, Cyrih, Chable etj. (kërkoj falje nëse e kam harruar ndonjë).

Në vazhdim të programit, arkatari i shoqatës, z. Muhamet Krasniqi, kishte përgaditur një raport të shkëlqyer për vitin 2025, transparent e profesional, të detajuar me një këshillë e moqme të të parëve tanë: “Kur të falish diçka të varfërit, as dora e majtë, të mos e di atë që falë dora e djathtë!” Pra, të ndihmohet në heshtje e pa shumë fjalë, sepse falja fletë vet. Megjithatë, do të sjellim vetëm disa nga destinacionet ndihmëtare, që ka dhënë Shoqata simpatike e zëmadhe, me emrin emlematik, Salih Çekaj, me një veprimtari politike e ushtarake, në shtrirje në kohë prej tri dekadash radhazi, deri në aktin sublim, rënien heroike, në luftim e sipër.

Gama e veprimtarive kulturore, politike dhe humanitare e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Zvicër, është shumëdimensionale. Kërkesat numerike për ndihmë vijnë nga të sëmurët rëndë, me trajtim të kushtueshëm, në klinikat e huaja, brenda apo jashtë Kosovës. Pajisjet e ndryshme mjekësore dhe invalidore, të cilat nuk arrijnë t`i përballojnë familjet e deri ke shtretërit e spitaleve. Pastaj botimi i librave të ndryshëm me vlerë, financimi i ekspozitës kushtuar Akademik, Fehmi Agani, ndarja e bustave për student etj.

Angazhimi i shumë veprimtarëve, lehtëson në kryerjen e punëve të shumëta që ka Shoqata, me thënjën e bukur; Shumësia prodhon cilësinë. Aq më parë një shoqatë pretenduese për parësi, në mesin e shoqatave dhe klubeve konkurrente. Emërtesa, veç kulturore, edhe humanitare, presupozon angazhime në kontribute, së pari, ndihmë Atdheut-Kosovë, por, edhe përtej, në pjesët e Etnikumit shqiptar.

Kryetari z. Saim Tahiraj në emër të Shoqatës i ftoj të pranishmit në Darkën e Lamës, për ti shijuar ushqimet falë punës së grave veprimtare, ku prezantuan shumë gatime nga ushqimet e traditës sonë shqiptare si dhe pije kryesisht vendore të ardhura enkas nga Kosova për këtë festë.

Gjithashtu me një inerpretim të bukur veprimtari Muhamet Imeri, interpretoi një poezi kushtuar heroit Salih Çekaj.

Vëllezërit binjakë këngëtarë, Sami e Avni Alimusaj, me reportuarin e begatë dhe të larmishëm, të muzikës autoktone, krijuan atmosferë festive. Vallja kolektive, e preferuar nga mërgimtarët, vazhdoi deri në orët e vona të natës.

Darka e Lamës, është një festë e dardanëve ilirë dhe e popujve të tjerë në lashtësi, një festë tradicionale në familjet shqiptare. Kjo festë e falënderimeve, është iniciuar fillimisht nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, e cila u ruajt dhe u përcoll brez pas brezi, si festë gëzimi për punët e kryera të stinës, për mbledhjen e drithërave, fryteve dhe të gjitha prodhimeve bujqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat