Dredha feston me diasporën shqiptare dhe diplomatët e Kosovës

Zvicër

Dredha feston me diasporën shqiptare dhe diplomatët e Kosovës

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 17:28
Ermal Dredha feston me diasporën shqiptare dhe diplomatët e Kosovës

Konsullatat e Kosovës në Zyrih dhe në Gjenevë kanë organizuar mbrëmje solemne në Zvicër, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë Kosovës, ku të ftuar kanë qenë diplomatë e personalitete të shkuara të komunitetit mbarëshqiptar.

Mes tyre, edhe ambasadori i Shqipërisë në Bernë, diplomati Ermal Dredha. Menjëherë pas ndërprerjes së detyrës si kryebashkiak i Vlorës, pas shumë sfidash, ai u rikthye sërish në shërbimin diplomatik dhe u emërua në Zvicër.

Në Zyrih, publiku pati kënaqësinë të përjetojë një mbrëmje të veçantë me këngëtaren e njohur ndërkombëtarisht, Elina Duni, e cila me interpretimin e saj unik krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe reflektuese.

Ndërsa në Gjenevë, në sallën prestigjioze Victoria Hall, u zhvillua një koncert madhështor me dy artistë të shquar të skenës ndërkombëtare: tenor Rame Lahaj dhe soprano Marigona Qerkezi, të cilët dhuruan një performancë të shkëlqyer, të pritur me duartrokitje të gjata nga publiku.

Në këto mbrëmje festive morën pjesë personalitete të shumta nga komuniteti shqiptar, përfaqësues të lartë të kantoneve përkatëse, si dhe diplomatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat