Shkon në 3100 numri i rasteve të kolerës në Mozambik - Bota Sot
Shkon në 3100 numri i rasteve të kolerës në Mozambik

Afrika

Shkon në 3100 numri i rasteve të kolerës në Mozambik

Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:23
Mozambik

Autoritetet e Mozambikut kanë konfirmuar se në këtë vend janë regjistruar më shumë se 3100 raste të kolerës, të cilat u shfaqën si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga cikloni Idai para disa javësh.

Gjashtë njerëz kanë vdekur nga sëmundja e diarresë kronike gjatë dy javëve të fundit. Vërshimet i kanë lënë pa kulm mbi kokë mijëra njerëz, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në kampe ku ka pak tualete dhe mungesë të ujit të pastër.

Punëtorët shëndetësorë po përpiqen që sa më shpejt ta bëjnë vaksinimin masiv të popullsisë së prekur nga gjendja e jashtëzakonshme në qytetin e Beiras, i cili është goditur më së shumti nga cikloni. Autoritetet deri tash i kanë shpërndarë 900 mijë vaksina.

Julien Graveleau, specialist koordinues i Kombeve të Bashkuara, tha se ai është goxha optimist për sukses, pavarësisht sfidave. “Sigurisht, shifra do të rritet, por unë besoj se jemi të përgatitur për këtë”, tha ai.

Ministria e shëndetësisë e këtij shteti ka njoftuar se më shumë se 70 për qind e vaksinave janë shpërndarë deri të dielën. Sipas kësaj ministrie, kjo është arritur përmes fushatës me megafonë nëpër rrugët e ngarkuara të Beiras dhe qyteteve tjera.

Së paku 847 njerëz kanë vdekur nga cikloni Idai dhe vërshimet që përfshinë Mozambikun, Zimbabvenë dhe Malavin nga 14 marsi. Përndryshe, më shumë se tre milionë njerëz janë prekur nga vërshimet, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...