Një ciklon i fuqishëm po i afrohet Afrikës Lindore - Bota Sot
Një ciklon i fuqishëm po i afrohet Afrikës Lindore

Afrika

Një ciklon i fuqishëm po i afrohet Afrikës Lindore

Më: 25 prill 2019 Në ora: 18:24
Afrikë Lindore

Deri në 205 kilometra në orë do të mbërrijë shpejtësia e ciklonit që pritet të godasë pjesë të Tanzanisë dhe Mozambikut.

Banorët e rajonit jugor të Tanzanisë dhe në Mozambikun verior janë duke u paralajmëruar që të kërkojnë terrene të strehimit.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se ekziston mundësia e një “katastrofe humanitare”.

Muajin e kaluar një ciklon tjetër që kishte përfshirë rajonin la të vdekur qindra njerëz dhe më shumë se 3 milion të tjerë kërkuan ndihmë humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...