Zgjedhjet e Algjerisë më 4 korrik ka të ngjarë të shtyhen pasi vetëm dy kandidatë kanë paraqitur kandidaturat e tyre për president. Sipas mediave lokale, të dy kandidatët kanë shumë pak gjasa që të përmbushin kërkesat e nevojshme për të kandiduar, shkruan AFP.
Presidenti algjerian Abdelaziz Bouteflika dha dorëheqjen në maj pas trazirave masive në të gjithë vendin.
Shumë aktivistë pro-demokraci besojnë se anëtarët e regjimit të vjetër ende po përpiqen të kapen në pushtet, gjë që ka penguar një proces të drejtë zgjedhor.