Ulen tensionet në Sudan - Bota Sot
Ulen tensionet në Sudan

Afrika

Ulen tensionet në Sudan

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 08:14
Sudan

Në anën tjetër, ushtria është pajtuar që të lirojë të burgosurit politikë, u tha gazetarëve i dërguari i posaçëm, Mahmoud Dirir.

Mjekët thonë se 118 persona kanë vdekur nga shpërthimi i fundit i dhunës, ndërsa zyrtarët thonë se ka pasur 61 viktima.

Udhëheqësit ushtarakë ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht kthimin në bisedime.

Më parë të martën, një diplomat i lartë i SHBA-së për Afrikën njoftoi një udhëtim në Sudan për t'i kërkuar të dyja palët që të rifillojnë bisedimet.

Lajmet për kthimin në bisedime pasuan ndërhyrjen e Kryeministrit të Etiopisë Abiy Ahmed, i cili u takua me të dyja palët për të provuar të thyejë bllokimin.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se një Këshill qeverisës prej 15 anëtarësh është propozuar për periudhën kalimtare, të përbërë nga tetë civilë dhe shtatë zyrtarë ushtarakë.

Sudani është i përfshirë nga trazirat dhe dhuna që nga muaji prill, kur ushtria e rrëzoi nga pushteti presidentin Omar-al Bashir i cili kishte sunduar me vendin për rreth 30 vite.

Largimit të tij nga pushteti i paraprinë protestat në mbarë vendin.

Mirëpo, pasi Këshillu Ushtarak njoftoi se do të udhëheq me vendin për një përiudhe kalimtare 2 vjeçare, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, protestuesit vazhduan qëndrimin në rrugë duke kërkuar transferimin e menjëhershëm të pushtetit te një qeveri civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...