Letër e hapur për kryeministrin Kurti nga sindikalistët e RTK-së

Aktuale

Letër e hapur për kryeministrin Kurti nga sindikalistët e RTK-së

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së dhe Kryesia e SPERTK-së iu kanë drejtuar një letër me kërkesa, Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë ka bërë të ditur se i ka rikujtuar Kuvendit se punëtorët e RTK-së po punojnë në kushtet të rënda, e hapësira aspak të mira krahasuar me mediumet publike në Evropë.

“Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit i rikujton Kuvendit të Kosovës se kolegët tanë në RTK, po punojnë në kushtet të rënda, e hapësira aspak të mira krahasuar me mediumet publike ne Evropë. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit edhe këtë vit e gjenë RTK-në, pa ligjin e ri të miratuar, pa zgjidhje të financimit të pavarur dhe pa pronë të veten”, thuhet në komunikatë.

Sipas tyre, RTK-ja po i nënshtrohet një presioni të tmerrshëm nga kushtet e punës, e deri të financimi.

“Para pak muajsh në një portal në Kosovë u raportua se objektet ku gjendet RTK-ja, AKP-ja i ka hedhur në shitje. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ne mungesë të këtyre gjërave themelore, RTK-ja po i nënshtrohet një presioni të tmerrshëm nga kushtet e punës, e deri të financimi”, thuhet në komunikatë.

Tutje, kjo sindikatë ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ta kenë prioritet RTK-në, pasi që sipas tyre, në këto kushte e ka të pamundur të funksionojë.

“Ju rikujtojmë se objektet tona ku jemi duke punuar tani janë objekte të stervjetruara dhe të rrezikshme për jetën e kolegeve tanë. Sindikata kërkon nga ju deputetë të nderuar, që RTK-ja te jetë ndër prioritetet tuaja sepse në këto kushte e ka të pamundur të funksionoj. Ne po ashtu ju kërkojmë qe ta mbani në monitorim çdo zhvillim në RTK, të kërkoni llogaridhënie për çdo situatë. Ne mirëpresim çdo auditor që ligjërisht duhet ta auditoj RTK-në, dhe kërkojmë nga ju qe sa me shpejtë ta miratoni ligjin e ri”, theksohet tutje.

Sëkëndejmi, thuhet se objekti ku gjendet Radio Kosova, do të ishte i përshtatshëm për Radio dhe TV, ndërsa ky objekt, sipas tyre, do të funksionalizohej më pak investim që do të mund të bëhej nga Qeveria.

“Ne po ju rikujtojmë se objekti ku gjendet Radio Kosova, do te ishte i përshtatshëm për Radio dhe TV, ndërsa ky objekt do të funksionalizohej me pak investim që do të mund të bëhej nga Qeveria e Kosovës. Çdo pronë jashtë qytetit është e papranueshme për ne sepse ne konsiderojmë se do te ishim larg zhvillimeve ditore qe ndodhin në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë kërkuar që urgjentisht në seancat e radhës te trajtohen këto kërkesa.

Në letrën e kësaj sindiakte, gjithashtu thuhet se kjo ditë do të ishte manifestuar me protesta, por për shkak të pandemisë po protestohet në këtë formë.

“Kërkojmë nga ju urgjentisht qe në seancat e radhës te trajtohen këto kërkesa tonat.  Një medium i fuqishëm publik është në interes te vendit e demokracisë. Ne zakonisht në këtë ditë organizojmë protesta por për shkak të pandemisë po protestojmë në këtë formë dhe me këtë letër drejtuara juve deputeteve të Kuvendi të Kosovës”, përfunon komunikata

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat