Ish-deputetja e LDK-së për vendosjen e posterëve kundër Gërvallës: Turp, kjo është e tepërt!

Aktuale

Ish-deputetja e LDK-së për vendosjen e posterëve kundër Gërvallës: Turp, kjo është e tepërt!

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2021 Në ora: 22:30
Posterë me mbishkrime për Gërvallën, të vendosur rrugëve të Prishtinës.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Alma Lama, ka reaguar pas vendosjes së posterëve kundër zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovë Donika Gërvallës, në rrugët e Prishtinës.

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!, ishte mbishkrimi i posterëve të vendosur rrugëve të Prishtinës.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, e ka quajtur “turp” vendosjen e posterëve të Gërvallës, duke thënë se linçimi publik duhet të bëhet vepër penale.

“E kam thënë shpesh se në Kosovë është instaluar kultura e linçimit publik. Kjo është e tepërt. Linçimi publik duhet të bëhet vepër penale. Turp!”, ka shkruar Lama në një postim në Facebook.

Sulmet ndaj ministres Gërvalla nga opozita janë shtuar edhe më shumë sot gjatë seancës së Kuvendit, ku gati sa nuk pati përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe VV-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat