Dialogu Kosovë-Serbi nën kërcitjen e armëve!

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi nën kërcitjen e armëve!

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:38
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar hapur Kosovën e rajonin, me një demonstrim te ushtrisë serbe, që siç duket e ka armatosur deri në dhëmbë me një synim të qartë politik.

Paralelisht me Vuçiçin, adashi i tij rom Aleksandër Vulin ka kërcënuar si Bosnjën ashtu edhe  Malin e Zi se armata serbe do të mbrojë të gjithë bashëatdhetarët e saj kudo ndodhen.

Dhe mediat serbe e ruse, kanë bombarduar opinionin me këtë fabul.

Po mirë, e beson kush se trupat ushtarake serbe mund të hyjnë në Kosovë?

Në Kosovë?! Ja ta zëmë se KFOR, me ato pak trupa që ka nuk do impenjohet, por mundet që trupat ushtarake serbe të pushtojnë qoftë edhe një fshat të Kosovës, ushtarakisht aq lehtë?

Edhe mund të kenë sukses me ndonjë operacion të trupave speciale, ta themi në Zubin Potok, e Leshak, apo Leposaviç, por ai operacion nuk siguron që ushtria serbe ta bëjë pushtimin të ligjshëm siç ka ndodhur në vitin 1878, 1913 apo 1999, siç Albin Kurti i ka thënë troç Aleksandër Vuçiçit dje në Bruksel.

Çdo inkursion i ushtrisë serbe, do t’i heqë Beogradit të gjitha arritjet që  ka marrë me paktin Ahtisari. Dhe Albin Kurti e di këtë, ndaj ja ka përplasur në fytyrë.

Aleksandër Vuçiçi ka marrë me paktin Ahtisari një enklavë kushtetuese në Kosovë, që është më shumë se maksimumi. Nëse ai do të kërkojë më shumë, do t’i humbë të tëra. Imagjino një operacion ushtarak të ri serb në Drenicë?

Të gjithë ato ushtarë serbë që do ta marrin përsipër këtë fatkeqësi, do të kthehen në arkivole, pa asnjë dyshim. Drenica, gjeografikisht është poshtë Mitrovicës, realisht çelësi për të pushtuar Kosovën.

Kur Serbia nuk ja ka arritur dot në kulmin e saj, do ta bëjë sot? Paska armë moderne? E ç’do të bëjë me to? Të bombardojë Kosovën? Nuk mund ta bëjë!

E vetmja zgjidhje e Beogradit, e tmerrshme duhet të themi është të masakrojë shqiptarët e Luginës së Preshevës, apo edhe të Sanxhakut. Por pikërisht këta shqiptarë i kanë mbijetuar Çubrilloviçit e Sllobos, e Vuçiçin e kanë një kafshatë bashkë me Vulinin e tij. Pastaj, nëse e ndërmerr këtë, 2004-a do të jetë thjesht një ëndërr e bukur për Serbinë, sipas gjasave nuk do të mbesë serb në territorin e Kosovës. Që do të thotë, që armët konvencionale, kimike, apo bërthamore, nuk se janë sot një instrument politik, në rastin e Serbisë e Kosovës, armë e madhe është qëndrimi i palëve se çfarë kërkojnë.

Albin Kurti nuk kërkon asgjë tjetër veçse njohjes dhe një pakti paqeje. Aleksandër Vuçiçi kërkon territore, që nuk do t’i marrë kurrë, shkruan Pamfleti. Kosova, nuk është më serbe që në vitin 1999, por tani ka një fakt të ri, që Serbia nuk është më faktor në Kosovë, përkundrazi është Prishtina që po ndikon fuqishëm zhvillimet politike në Serbi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat