Në rrugën e Kombit vështirësohet lëvizja

Aktuale

Në rrugën e Kombit vështirësohet lëvizja

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 12:58
Në rrugën e Kombit vështirësohet lëvizja

Për shkak të reshjeve intensive pati rënie guresh dhe inertesh, bllokohet një krah i rrugës

Përkeqësimi i motit dhe reshjet intensive të shiut shkaktuan probleme në Kukës. Reshjet kanë sjellë rënie gurësh dhe inertesh në rrugën e Kombit. Për pasojë u bllokua një krah i rrugës nga Kukësi drejt Tunelit të Kalimashit.

Lëvizja e mjeteve ishte e vështirë në orët e mëngjesit dhe të paradites. 

Kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së rrjetave mbrojtëse në një krah të rrugës duke mos ndaluar rënien e gurëve dhe inerteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat