Rikrijohet PAN-i në Gjakovë

Aktuale

Rikrijohet PAN-i në Gjakovë

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:15
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila po konsideron se ka një rikrijim të PAN-it në Gjakovë.

Sipas Kusari-Lilës, një pjesë e votuesve të PDK-së dhe NISMA-s në Gjakovë kanë votuar për Ardian Gjinin e AAK-së, e që me këtë nënkupton se ka të bëjë me një rikrijim të PAN-it.

“Në zgjedhjet e 17 Tetorit është rikrijuar ose ripozicionuar PAN-i në Gjakovë, për arsye se vota e PDK-së ka shkuar te AAK-ja, vota e kandidatit të Nismës ka shkuar në masë tek AAK-ja dhe kur e kemi PDK, AAK, NISMA e kemi një PAN, domethënë kemi një rikrijim të PAN-it,” – tha ajo.

Sa i përket mundësisë së negocimit me Hajdar Beqën e PDK-së për të pasur një marrëveshje për balotazhin që do të mbahet me 14 Nëntor, Kusari-Lila tha se ende nuk kanë biseduar për një gjë të tillë.

“Të negociojmë politikisht është më komplekse për arsye se negocimi në këtë fazë ose në këtë moment me Hajdar Beqën nuk mund të jetë. Unë e kam takuar dje në Kuvend si deputet dhe e kam kritikuar pse e ka nxjerr kandidat PDK-ja kur kshtu ashtu i keni dhanë ndihmë Ardian Gjinit,” – tha ajo.

Megjithatë ajo shtoi se ka hapësirë për ripozicionim dhe gjasat janë të mëdha për të fituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat