Kosovë, tradita e Krishtlindjes në Pjetërshan

Aktuale

Kosovë, tradita e Krishtlindjes në Pjetërshan

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 06:23
Pjetërshan

Dritat e Krishtlindjeve u ndezën edhe një herë në fshatin Pjetërshan të komunës së Gjakovës, rreth 90 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Çdo vit të rinjtë vendas dekorojnë kishën katolike dhe pemët e Krishtlindjeve.

Prifti i kishës, Marjan Uka, thotë se shpreson që dritat të ofrojnë pak gëzim pas pandemisë.

“Ne si kishë jemi organizuar dhe po mundohemi përmes dritave, me festat e ndryshme që i bëjmë popullit, t'u japim qytetarëve besimtarë që vijnë këtu pak shpresë, gëzim dhe realisht gjejnë në këtë vend një motiv të mirë jete. që mund ta gjejnë në këtë vend”, tha ai.

Çdo vit vijnë qindra vetë për të parë dritat gjë që e ka bërë këtë traditë të fshatit mjaft të njohur në vend.

Ardita Nue e cila ndihmoi në dekorimin e fshatit tha se kjo është periudha më e mirë e vitit.

“Të rinjtë vijnë këtu çdo vit për të dekoruar kishën. Ne i kthehemi jetës siç ka qenë më parë dhe sikur virusi të mos ekzistonte, kështu që dashuria të mbizotërojë", thotë ajo.

Dritat dekoruese janë vendosur edhe në baret dhe restorantet të kryeqytetit, Prishtinës.

Bizneset shpresojnë se kjo do të ndihmojnë në tërheqjen e klientëve pas një viti tjetër të vështirë financiar për shkak të pandemisë.

Blerta Rugova, menaxhere e restorantit Bagolina në Prishtinë, shpreson që viti 2022 të jetë një vit më i mirë. Ajo thotë se kanë vendosur rreth 17 mijë zbukurime dhe dekorime për Krishtlindje dhe më shumë se 5 mijë drita dekoruese.

"Jemi më se të lumtur që mund të shohim të paktën tani pak shpresë dhe gëzim në sytë e klientëve tanë, sepse gastronomia është shkatërruar. Por ne besojmë se 2022 do na rikthejë përsëri jetën," thotë ajo.

Klienti Diar Shala thotë se është thjesht i lumtur që sheh kafenenë e tij lokale të hapur sërish dhe të duket festive.

"Për të parë këto dekorime të mahnitshme, me të vërtetë ka ngritur përsëri frymën e Krishtlindjes sepse pandemia na ka shkatërruar vërtet për dy vjet dhe është kaq e mahnitshme ta shohësh atë”, tha ai.

Kosova aktualisht ka shkallën më të ultë të infektimeve dhe vdekjeve nga COVID-19 në rajon, por vazhdon të mbajë kufizime të orarit të punës së bareve dhe restoranteve dhe në lëvizjen e qytetarëve.

Autoritetet shëndetësore thonë se mbajtja e masave kufizuese është e domosdoshme pasi që përhapja e variantin Omicron në vendet evropiane i shton mundësitë që në javët në vijim ai të jetë i pranishëm edhe në Kosovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë afro tre nmijë veta kanë humbur jetën nga pasojat e COVID-19, ndërsa mbi 161 mijë veta janë infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat