“Agim Aliu sfidon Albin Kurtin”

Aktuale

“Agim Aliu sfidon Albin Kurtin”

Nga: A.M. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:45
Agim Aliu

Analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë se kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti është duke u sfiduar nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Aliu i ka ndaluar hedhjen e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor deri me 15 janar 2022.

Postimi i plotë:

Ditë më parë Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim në lidhje me përdorimin e fishekzjarrëve për festat e fundvitit. Kësisoj, shitja e fishekzjarrëve është e lejuar prej 19 deri më 31 dhjetor. Ndërkaq përdorimi i tyre është i lejuar nga data 26 dhjetor deri më 2 janar. Ndryshe nga vendimi  ministrisë ka vepruar Komuna e Ferizajt, e cila me urdhër të kryetari të Ferizajt, Agim Aliu, ka nxjerrë urdhëresë që të ndalohet hedhja e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike nga data 15 Dhjetor deri me 15 janar 2022. Në urdhëresë thuhet se personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndalohen sipas ligjit.

Kështu, qytetarët e Ferizajt janë në hallë, në anën tjetër qeveria lejon fishekzjarrët, në anën tjetër komuna e ndalon. Mungesë koordinimi totale, bën që qytetarët të jenë në dilemë. Me pak fjalë, a po e shpërfillin Albin Kurtit kryetarët e komunave nga PDK ?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat