Publikohet mosha e gjashtë viktimat e sotme nga COVID-19

Aktuale

Publikohet mosha e gjashtë viktimat e sotme nga COVID-19

Më: 27 janar 2022 Në ora: 16:35
Ilustrim

Kosova po vazhdon të regjistroj shifra të larta të të infektuarve me COVID-19, ku sot janë konfirmuar edhe 3917 raste të reja.

Sipas raportit nga Ministria e Shëndetësisë, sot janë regjistruar edhe 6 viktima, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë ka shkuar në 3010.

Në mesin e gjashtë viktimave të sotëm është edhe një fëmijë i moshës 0-9 vjeç.

Po ashtu, sipas raportit viktima tjetër është një person i grup moshës 50-59 vjeç, dy të tjerë janë nga grup moshat 70-79 vjeç dhe dy të tjerë mbi moshën 80-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat