​LDK takim me bashkatdhetarët, Abdixhiku: Lidhjen tonë për të Ardhmen ta kemi shtyllë përmbajtësore

Aktuale

​LDK takim me bashkatdhetarët, Abdixhiku: Lidhjen tonë për të Ardhmen ta kemi shtyllë përmbajtësore

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 20:16
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi sot një takim pritës për mërgimtarët që kanë ardhur për pushime në Kosovë.

Të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, deputetë, anëtarë të Kryesisë, kryetarë komunash e struktura të tjera partiake, të cilët pritën në bashkëbisedim mërgimtarët.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uroi mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve.

Abdixhiku: Më lejoni që të ju uroj mirëseardhje në shtëpinë tuaj politike

“Më lejoni t’ju uroj mirëseardhje në shtëpinë tuaj politike, në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe organizimin e sotëm, të parë, por jo të vetëm, të takimeve verore në selinë e LDK-së me mërgatën tonë e bashkatdhetarët tanë”, tha ai.

Ndërsa tha se duhet të organizohemi sa më mirë që Lidhja për të Ardhmen të jetë shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën” - pasurinë më të madhe shqiptare.

Abdixhiku: Lidhjen tonë për të Ardhmen ta kemi shtyllë përmbajtësore

“Dhe ne sot kemi nevojë të takohemi, bashkëbisedojmë e organizohemi sa më mirë e sa më fort, që në “Lidhjen tonë për të Ardhmen”, ta kemi si shtyllë përmbajtjesore domosdo dhe “Lidhjen për Mërgatën” - pasurinë më të madhe shqiptare”, tha ai.

Ndërsa shtoi se për tri dekada të shkuara i dhuruan atdheut momentet më të lavdishme historike, po ashtu shprehet jashtëzakonisht mirënjohës ndaj mërgatës.

Abdixhiku: Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese e zhvillimeve në Kosovë

“Përgjatë tri dekadave të shkuara, ne dhe ju bashkatdhetarë, i dhamë atdheut momentet më të lavdishme historike. Nga përpjekja kolektive për liri, pavarësi e demokraci, e deri te rezistenca paqësore dhe e armatosur që kulmoj me vetë lirinë; nga shpallja e pavarësisë së Republikës sonë, e deri te ndërkombëtarizimi i shtetësisë Kosovës. Në të gjitha etapat historike, mërgata jonë ishte kontribuuese thelbësore e zhvillimeve në Kosovë. Ju shkritë të gjithë pasurinë, dhatë gjithë kapacitetin intelektual e profesional, siç dhe dhatë bijtë e bijat më të mira tuaja në thirrjet e orëve të rënda të vendit tonë. Edhe sot, 23 vite pas lirisë, e 14 vjet pas pavarësisë, mërgimtarët tanë vazhdojnë t’i japin Kosovës të gjithë përkushtimin e nevojshëm. Prezenca e juaj dhe familjeve tuaja në Kosovë, është dëshmi e qartë e këtij përkushtimi”, tha ai.

Në fund kryetari i LDK-së ngrehu një dolli për gjithë bashkatdhetarët.

Abdixhiku: Më lejoni të ngre një dolli për juve, LDK-në e atdheun tonë të çmuar

“Më lejoni të ngre një dolli, për juve, familjet tuaja, LDK-në tonë e atdheun tonë të çmuar Kosovën”, tha Abdixhiku.

Ambroz Rrustemi, bashkatdhetar nga shteti i Zvicrës, u shpreh shumë i kënaqur me këtë organizim, ndërsa tha se organizimet e tilla duhet të jenë më të shpeshta.

Rrustemi: Më pëlqeu organizimi jashtë mase

“Është hera parë që marr pjesë në këto aktivitete dhe jam shumë i kënaqur... Më pëlqeu organizimi jashtë mase, shumë organizim i qëlluar dhe besoj se nuk do të jetë i vetmi por se do të kemi edhe në të ardhmen kësi lloj të aktiviteteve”, tha ai.

Safie Endërr-Jenuzi, bashkatdhetare nga shteti i Austrisë, u shpreh po ashtu e lumtur me mirëpritjen.

Jenuzi: Këtu sot na kanë prit shumë mirë

“Këtu sot na kanë pritur shumë mirë. Jemi mysafirë të Lidhjes Demokratike, personalisht edhe kryetari i Komunës së Dragashit na ka ftuar të vij këtu. Ne si shqiptarë kemi përjetuar situata shumë të rënda e të vështira dhe tash duhet të jemi shumë të kënaqur që jemi këtu tash, pra që kemi mbërri demokraci dhe jemi në gjendje ta votojmë partinë LDK, një parti që i ka rrënjët tek Ibrahim Rugova”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat