Kurti shfaqet i gëzuar nga Uashingtoni, ja si u drejtohet qytetarëve pas marrëveshjes me MCC-në

Aktuale

Kurti shfaqet i gëzuar nga Uashingtoni, ja si u drejtohet qytetarëve pas marrëveshjes me MCC-në

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 23:03
Albin Kurti

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në, kryeministri Albin Kurti ka folur nga Uashingtoni, prej ku ka thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët.

Ai ka thënë se marrëveshja 236 milionë euroshe, do të nxis investime të reja në energjetikë por edhe  do të hapë vende pune.

“Është një lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët. Do të kemi edhe rritje të investimeve në energjetikë. Energjia kur shtohet për nga kapacitet, duhet të shtohet edhe për nga aftësitë. Jo vetëm pajisje, por edhe njerëz për ato pajisje”, ka thënë ai.

“I uroj të gjithë njerëzit në Kosovë për këtë sukses të përbashkët”, ka deklaruar ai.

Për zbatimin e marrëveshjes, Kurti ka thënë se do të lëvizet sa më shpejt që është e mundur për shkak të krizës energjetike.

“Sa më shpejt që të mundemi do të ecim përpara, meqenëse kriza energjetike nuk do të shuhet”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat