​Kuvendi pritet të miratojë sot marrëveshjen me MCC-në

Aktuale

​Kuvendi pritet të miratojë sot marrëveshjen me MCC-në

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 12:12
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka përfshirë në rend të ditës marrëveshjen e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC) për projektin Kompakt për energji, e cila u nënshkrua dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me propozim të kryetarit të Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, deputetët votuan mocionin për amendamentim të rendit të ditës dhe përfshirje të kësaj si pikë e pestë.

Përkrahje të njëjtës i dhanë gjitha gupet parlamentare.

Vlera e kësaj marrëveshje ndërkombëtare është 236.7 milionë euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat