Krasniqi i revoltuar: Policët po rrezikohen në veri, në Prishtinë qytetarët po bëjnë qejfe

Aktuale

Krasniqi i revoltuar: Policët po rrezikohen në veri, në Prishtinë qytetarët po bëjnë qejfe

Më: 31 korrik 2022 Në ora: 22:36
Pamje nga Prishtina

Profesori Milazim Krasniqi ka deklaruar se derisa policia e Kosovës po rrezikohet në veri, në qendër të Prishtinës me mijëra qytetarë po bënin qejf me muzikë.

Koncerti në Prishtinë që po mbahet është i tenorit Ramë Jahaj, ku prezente kishte qenë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

“Minimumi i bie që kjo qeveri nuk ka haber si përgatitet opinioni për masat që ajo ndërmerr”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ai tha se të tjerat pastaj janë edhe çështje morale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat