Begaj nga Vlora uron 28 Nëntorin: Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!

Aktuale

Begaj nga Vlora uron 28 Nëntorin: Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 10:59
Presidenti Bajram Begaj gjatë ceremonisë në Vlorë, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, nga qyteti i Vlorës, në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi, Begaj ka përcjellë urimet për të gjithë shqiptarët, duke theksuar krenarinë për historinë, dashurinë për atdheun dhe rëndësinë e unitetit.

“Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Begaj.

Ai e ka përmbyllur urimin me mesazhin: “Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat