Ku është antishqiptari Edi Rama, pse heshtë për sulmet e organizuara nga Serbia në veri!

Aktuale

Ku është antishqiptari Edi Rama, pse heshtë për sulmet e organizuara nga Serbia në veri!

Nga: Idriz Morina Më: 31 korrik 2022 Në ora: 23:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ngjarjet e sontme e vërtetuan përtej çdo dyshimi se Serbia e ka organizuar krizën e sotme në veri, e cila po vazhdon dhe pritet të vijojë, të paktën për disa ditë me radhë.

Sulmet ndaj shqiptarëve civil, por edhe ndaj policëve të Kosovës filluan rrëmbyeshëm. Urdhri u dha nga Rashka, por aty ishin edhe kryetari i Listës serbe Goran Rakiç-ministër i Kthimit, dhe aleatët e tij, në takimin me përfaqësuesin e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Petkoviçin.

Filluan me alarmet e luftës, në të gjitha qytetet në veri, dhe duke i përsëritur edhe në orët e mbrëmjes. Shpërndarjen e armëve, ndërhyrjen e bashkëveprimit të shërbimit inteligjent të Serbisë dhe Rusisë.

Lënduan disa qytetarë shqiptarë, i sulmuan me armë policët.

Ndërkohë, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se ditë të vështira po vijnë në vazhdim, për shkak të urdhrit nga Serbia, Vuçiqi dhe Petkoviçi.

Ndërkohë, është takuar edhe presidentja Vjosa Osmani me kryeministrin Kurti dhe ambasadorin amerikan Hovenier, si dhe në prani edhe të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.

Ndërsa, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, për të krijuar përshtypjen e një superpërplasje, është takuar me udhëheqësit e ushtrisë serbe, kinse për të vepruar ushtarakisht. Ai pavarësisht retorikës së kërcënimeve me luftë, ai ka deklaruar se do të zgjedhë paqen, dhe se do të jenë fitimtar.

Pavarësisht qëllimit për luftë, ai nuk do të guxojë tani për tani të ndërmarrë asnjë hap luftarak.

Por, në gjithë këtë tension të pazakonshëm me kahje për të krijuar trazira dhe konflikt, a nuk po e tregon sërish Edi Rama fytyrën e tij antishqiptare, i cili “Ballkanin e hapur” e pat vënë mbi të gjitha raportet e Kosovës me Serbinë?!

Pra, ndërsa e gjithë Kosova është ngritur në këmbë, Serbia përtej çdo garancioni të Edi Ramës për të para Perëndimit, po e zbulon qëllimin e saj të fshehtë dhe përfundimtar, aneksimin e veriut. Kjo e bën plotësisht të rrejshëm, qëndrimin e Ramës për Serbinë dhe e zbulon tradhtinë e tij të shumëfishtë!

Ai duket tepër i zënë, dhe nuk po gjen fjalët se si ta mbrojë Serbinë, tashmë nga diplomacia e saj e dështuar, pasi reagimet e Rusisë pro saj, vetëm sa e bëjnë të pabesueshëm qëndrimin e Serbisë, dhe nuk do të mund ta përkrah askush, derisa e mbështetë regjimi i Putinit!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat