Derisa në Kosovë po tensionohej situata, ja ҫfarë po festonte Edi Rama

Aktuale

Derisa në Kosovë po tensionohej situata, ja ҫfarë po festonte Edi Rama

Nga: H.O. Më: 1 gusht 2022 Në ora: 07:16
Edi Rama

Situata e krijuar dje në veri, ishte gati të eskalonte dhe të përfundonte me pasoja. Mirëpo një vendim i fundit i Qeverisë Kurti, qetësoi situatën.

Derisa pati reagime edhe nga ndërkombëtarët për këtë situatë, kryeministri shqiptar Edi Rama heshti karshi kësaj.

Megjithatë postimet e tij në rrjetet sociale nuk munguan.

Ai festoi hapjen e një terminali të ri në Rinas, por për Kosovën nuk e tha asnjë fjalë.

“Terminali i Ri në Rinas nga sot i hapur për të gjithë pasagjerët✈️”, shkruan ai.

Ky postim i tij ishte pas orës 22.00, derisa gjendja në Kosovë ende ishte nën tensione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat