Donika Gërvalla flet për reciprocitetin ndaj Serbisë: Ky ështē qëllimi ynë

Aktuale

Donika Gërvalla flet për reciprocitetin ndaj Serbisë: Ky ështē qëllimi ynë

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 22:48
Donika Gërvalla-Schwarz

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur për qasjen që do ta ketë qeveria në të ardhmen karshi reciprocitetit me Serbinë.

Ajo thotë se sapo ti vije ftesa për të shkuar në Bruksel në takim me palën serbe, kryeministri Albin Kurti, do përgjigjet pozitivisht .

Krye-diplomatja deklaron se me konsultim që e kishin sidomos me partnerët amerikan, qeveria vendosi të pezulloj aplikimin e vendimit për reciprocitet me Serbinë me dokumente deri më 1 shtator e i cili vendim sipas saj është në fuqi.

“Derisa të ketë mundësi faktori ndërkombëtar të bisedon me Serbinë. Natyrisht qëllimi jonë final është që të hiqen të gjitha pengesat për një lëvizje të lirë. Pra të mos kemi as letra as ngjitës (stikera) as asgjë, por deri tani pala serbe nuk është treguar e gatshme për një gjë të tillë dhe hapi i ardhshëm pra reciprocitetit është veprimi më i natyrshëm në rrethana të tilla”, tha Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla-Schwarz, shtoi se sikur çështja e dokumenteve ashtu ajo e targave janë një.

Shton  se ka gjasë që të gjendet një pajtim dhe sa ka zgjidhje të shumta ku kontributi i palës kosovare do jetë maksimal pa cenuar kushtetutën  e sovranitetin e vendit.

“Kosova, ka letërnjoftimet, pasaportën, e regjistrimet e veta të targave është Serbia ajo që nuk pranon realitetin”,theksoi shefja e diplomacisë, sipas së cilës dialogu bëhet për njohje të ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat