Berisha: Motoja e opozitës “Për inati të resë më vdektë djali”

Aktuale

Berisha: Motoja e opozitës “Për inati të resë më vdektë djali”

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 00:28
Elmi Berisha

Kryetari i shoqatës Vatra, Elmi Berisha, ka folur rreth situates së tensionuar e cila mbretëroi gjatë së dielës në veriun e Kosovës.

Berisha than ë Edicionin Special në Klan Kosova se opozita po sillet me inat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti,

Madje aktivisti shqiptar që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdori edhe një shprehje popullore “ Për inati të resë më vdektë djali”.

Opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse ata ishin në pushtet për një kohë të caktuar dhe duhet të shohin se ku kanë bërë mirë dhe ku kanë bërë keq në të kaluarën dhe mos ta lënë qeverinë që të gabojnë. Kjo mos të bëhet sikur ajo shprehja popullore “ Për inati të resë më vdektë djali”, për inati të Albin Kurtit, Kosova të ketë telashe. Kjo do të ishte e tmerrshme” – tha Berisha.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat